LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni jep më shumë detaje rreth sulmit amerikanë ndaj caqeve të ISIS-it në Kabul

Pentagoni jep më shumë detaje rreth sulmit amerikanë ndaj caqeve të ISIS-it në Kabul

Amerikanët njoftuan sot se ata vranë organizatorin e sulmit të fundit terrorist në Kabul, në të cilin u vranë më shumë se 170 njerëz, në një sulm me dron.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes thotë se organizatori ishte në një shtëpi në zonën Jalalabad, qyteti i pestë më i madh i Afganistanit.


Dy anëtarë të rangut të lartë të ISIS-it u vranë dhe një u plagos në sulmet me dronë amerikanë, tha gjenerali Wiliam Taylor në një konferencë në Pentagon.

Taylor nuk pranoi të zbulojë detaje të sulmeve të mundshme të reja mbi ISIS. Ai tha vetëm se “Shtetet e Bashkuara do të ruajnë aftësinë për të mbrojtur veten”. Sulmi me dron kundër anëtarëve të ISIS -it u miratua nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Një konferencë e Pentagonit tha se kërcënimet ndaj aeroportit të Kabulit ishin “ende shumë reale dhe shumë dinamike”.

“Ne po i ndjekim ata hap pas hapi në kohë reale”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, duke shtuar, “Ne po marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që ne të qëndrojmë të fokusuar në ato kërcënime dhe të bëjmë atë që mundemi për të mbrojtur forcat tona”.

Ndryshe, më pak se 4,000 trupa amerikanë kanë mbetur në Kabul. Në një moment, ishin 5.800 prej tyre, por pasi shumica e vendeve ndaluan fluturimet e evakuimit nga Kabuli, numri i ushtarëve amerikanë u zvogëlua në kryeqytetin afgan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori