Sot është mbajtur ceremonia e pensionimit të Kapiten Maliq Hajdini, Shef i Njësisë së Hetimeve të përgjithshme, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Kapiten Maliqi i ka takuar gjeneratës së pestë (5) të Policisë së Kosovës, duke shërbyer me nderë, përkushtim dhe profesionalizëm për njëzet e katër (24) vite në Policinë e Kosovës.


Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel, Agron Rukiqi, ka mbajt një fjalim rasti duke falënderuar përkushtimin dhe punën profesionale të palodhshme të kapitenit në detyre.

Foto 2

Kapiten Maliq Hajdinit i është ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë dhe besnikërinë e treguar gjatë gjithë karrierës së tij policore.