LAJMI I FUNDIT:

Pensionet, vizita e ministrit të jashtëm gjerman dhe keqpërdorimet në Shërbimin Korrektues të Kosovës – ngjarjet që karakterizuan javën që lam pas

Pensionet, vizita e ministrit të jashtëm gjerman dhe keqpërdorimet në Shërbimin Korrektues të Kosovës – ngjarjet që karakterizuan javën që lam pas

Gjatë javës që lam pas në Kosovë u shënuan disa ngjarje të cilat nxitën debat në opinion.

Në mbledhjen e tetë të Qeverisë së Kosovës e cila u mbajt më 21 prill 2021, u morën disa vendime në mesin e tyre ishte edhe miratimi i pakos financiare prej 20 milionë euro për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësor dhe policëve si dhe për skemat pensionale.


Qeveria në këtë mbledhje gjithashtu ka marr vendim që të rris vlerën prej 10 euro të pensioneve bazë për tre muajt e ardhshëm, por ta largoj shtesën prej 30 euro që ishte marr nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, shkruan Telegrafi.

Një vendim ky i cili nxiti reagime të shumta si nga qytetarët po ashtu edhe nga partitë opozitare.

Qeveria zvogëlon shtesën prej 30 euro për pensionistët, nuk preket pensioni bazë
Lexo po ashtu Qeveria zvogëlon shtesën prej 30 euro për pensionistët, nuk preket pensioni bazë

Ramush Haradinaj e ka konsideruar jonjerëzorë këtë vendim të Qeverisë pasi sipas tij nuk vazhdohet ndihma siç e kishte bërë qeveria paraprake për këtë kategori sociale.

“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore!”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.

Në janar të këtij viti, ish-qeveria e udhëhequr nga Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët për tre muajt pasues.

Pra shumica e pensionistëve nga 90 euro kanë marrë 120 euro, me vendim të Hotit. Tani e tutje, kjo kategori e pensionistëve do të marrin vetëm 100 euro nga 120 sa kanë marrë paraprakisht.

Pas kësaj ngjarje tjetër që u shënua në Kosovë, ishte edhe vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hekio Maas.

Gjatë vizitës në Kosovë, Maas u takua me udhëheqësit e institucioneve, me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Ministri i Jashtëm gjerman: Javëve të ardhshme do të vijnë edhe rreth 100 mijë doza të vaksinës anti-COVID për Kosovën
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm gjerman: Javëve të ardhshme do të vijnë edhe rreth 100 mijë doza të vaksinës anti-COVID për Kosovën

Mass bëri të ditur se gjatë javëve të ardhshme në Kosovë do të vijnë edhe një numër prej 100 mijë vaksinave antiCOVID-19.

Ai gjithashtu foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe idesë për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor të cilën e quajti të rrezikshme, shkruan Telegrafi.

Ngjarje tjetër e cila bëri bujë në vend, ishte edhe konferenca e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se kanë nisur procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrketues të Kosovës, Nehat Thaçi për shkak të disa keqpqëdorimeve që kanë gjetur.

Keqpërdorime në Shërbimin Korrektues të Kosovës, nisin procedurat për shkarkimin e Nehat Thaçit
Lexo po ashtu Keqpërdorime në Shërbimin Korrektues të Kosovës, nisin procedurat për shkarkimin e Nehat Thaçit

Në këtë konferencë u tha se keqpërdorimet kanë të bëjnë me një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku bëhet fjalë për 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror. Kontrata që është lidhur ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe kompanisë të regjistruar pas afatit përmban huqje ligjore ku baza që janë mbështetur nuk i jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror.

E zëvendësministri, Blerim Sallahu jepi detaje rreth kësaj prone. Ndërkaq reagime menjëherë pas konferencës pati nga ish-ministri Selim Selimi dhe drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi.

Selimi tha se akuzat ndaj tij janë me motive politike. Ai theksoi se ky ishte një proces që kishte filluar para mandatit të tij si ministër dhe se për këtë ishte në dijeni ministrja Haxhiu.

Kurse Thaçi në një deklaratë për Telegrafin deklaroi se Haxhiu ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike dhe se ministrja ishte e njoftuar mandatin e kaluar për dhënien me qira të pronës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori