Qeveria e Kosovës ka miratuar gjatë ditës së sotme tri propozimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësor dhe policëve si dhe për skemat pensionale.
Murati në konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë theksoi se kjo pako arrinë shifrën e afro 20 milionë eurove.
Ai njoftoi se pagat e punëtorëve të gastronomisë, qendrave tregtare të mbyllura, fitneseve e palestrave dhe operatorëve të trafikut ndërurban si dhe pagesat e qirave do të subvencionohen 50 për qind.
“Gjithsej tri vendime, një pako prej afërsisht 20 milionë euro. Një masë prej 6 milionë euro që do të ndahet për gastronominë, për qendrat tregtare të mbyllura, fitneset, palestrat dhe operatorët e trafikun ndërurban. Do të subvencionohet 50 për qind e qirave dhe të pagave”, theksoi Murati.
Sipas tij, mjekët e infermierët do të marrin për dy muajt e ardhshëm shtesën prej 150 eurosh në paga, ndërkaq stafi mbështetës nga 100 euro.
Nga 100 euro po ashtu do të marrin edhe policët aktiv.
“Vendimi i dytë për të mbështetur punëtorët shëndetësorë për pagesën e shtesës, shuma e shtesës 150 euro për mjekët e infermierët dhe nga 100 për stafin mbështetës për muajt prill dhe maj, si dhe për sektorin e sigurisë, zyrtarët aktiv policor në angazhim shtesë në terren, shtesa në pagë për muajin prill e maj në vlerë 100 euro, për secilin muaj veç e veç”, tha ai.
Murati njoftoi po ashtu se pensionet të cilat jën nën vlerën e 100 eurove, do të bëhen 100 euro për tre muajt e ardhshëm, ndërkaq familjet me asistencë sociale do të marrin nga 30 për qind të ndihmës aktuale.
“Vendimi i tretë është për vazhdimin e mbështetjes në skemat sociale, që vlejnë për prill, maj dhe qershor, ku bëhet fjalë për familjet që janë pranues të asistencës sociale, të cilët do të marrin 30 për qind shtesë, mbi shumën qe e pranojnë normalisht. Te skemat pensionale do të bëjmë subvencione që për të gjitha pensionet të cilët janë nën 100 euro do të bëhet pra 100 euro”, bëri të ditur Murati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë