LAJMI I FUNDIT:

Pensionet e veteranëve rrezikojnë marrëveshjen me FMN-në

Pensionet e veteranëve rrezikojnë marrëveshjen me FMN-në

Rritja e pakontrolluar e numrit të veteranëve që përfitojnë pensione është duke e rrezikuar Marrëveshjen Stand-By të Qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Këta të fundit kanë thënë se reformimi i skemave sociale për kategoritë e ndryshme të luftës është vendimtare që të vazhdohet programi me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.


“Arritja e një marrëveshjeje në reformimin e skemave sociale për kategoritë e luftës do të jetë vendimtare që programi i FMN-së të ecë përpara”, ka thënë për “Kohën Ditore”, Jacques Miniane, shef i misionit të FMN-së për Kosovë.

Qeveria e Kosovës dhe FMN-ja, sipas tij, kanë arritur pajtueshmëri në të gjitha politikat e tjera të parapara të finalizohen para se të bëhet rishikimi i dytë. Ka mbetur vetëm edhe reforma e skemave pensionale, pasi ato paraqesin rrezik për buxhetin. /Telegrafi/