LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Vuçiq: Rritje bashkëpunimi dhe ftesë për vizitë në Beograd

Pendarovski-Vuçiq: Rritje bashkëpunimi dhe ftesë për vizitë në Beograd

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në takimin me presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, shprehu shpresën e tij për bashkëpunim të mirë, veçanërisht për nxitje të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

“Të dy presidentët shprehën synimin e tyre për të zhvilluar lidhjet midis të dyja vendeve në të gjitha fushat e tjera me interes të ndërsjellë dhe në favor të qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Vuçiqit.


Nga atje thonë se presidenti serb ka uruar Pendarovskin për zgjedhjen e tij president, me dëshirën për të kontribuar në përparimin e vendit dhe në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Maqedonisë.

Presidenti Vuçiç ftoi Presidentin Pendarovski të vizitojë Serbinë dhe shprehu shpresën se kjo vizitë do të japë një shtysë për zhvillimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Pendarovski, sipas kabinetit të presidentit serb, falënderoi Vuçiqin për pjesëmarrjen në inaugurimin, duke thënë se ai ishte i kënaqur që kishte miq në rajon. Pendarovski pranoi ftesën për të vizituar Serbinë në vjeshtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori