LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Do të formohet grup i punës për mirëmbajtjen e përkujtimoreve

Pendarovski: Do të formohet grup i punës për mirëmbajtjen e përkujtimoreve

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka kryesuar delegacionin që pas 18 viteve ka shënuar Ditën e Ilindenit në manastirin Shën Prohor Pçinski në Serbi.

Pendarovski tha shpreson që tashmë çdo vit pa probleme do të mund ta festojmë 2 Gushtin në këtë vend, ku u mbajt seanca e parë e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë.


“U dakorduam që në afat sa më të shkurtër të formohet grup i punës në nivel të ministrive të punëve të jashtme që do të dokordojë të gjitha detajet rreth shënimeve të festave të ardhshme. Kemi një marrëveshje të vjetër, mendoj të vitit 2000 rreth mirëmbajtjes së përkujtimoreve kulturore mes dy vendeve, mendoj se kjo mund të shërbej si bazë juridike për t’u formuar shpejtë ky grup i punës”, tha mes tjerash Pendarovski.

Përndryshe, vizita në Manastirin “Prohor Pçinski”, po ndodh pas pothuajse dy dekadave, sepse autoritetet serbe nuk lejonin festimet në manastir.

Tash pas zgjidhjes së kontestit me kishën, kjo po shihet si një shtysë pozitive për hapje të kapitujve të rinj në relacionet e ndërsjella.

Në bisedën me patriarkun serb, Pendarovski e ka falënderuar për vendimin që kjo vizitë të realizohet në manastirin në fjalë. Në përbërje të delegacionit do të jenë anëtarë të Kuvendit dhe Qeverisë, si dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopata e Ohrit./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori