LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski takoi Escobarin: Washingtoni pret që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE

Pendarovski takoi Escobarin: Washingtoni pret që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ndodhet për vizitë dyditore në RMV.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, në takimin e sotëm me Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, është diskutuar për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet RMV t’i ndërmerr si shtet për të përparuar në proces.


“Për arritjen e qëllimeve tona strategjike, e vlerësojmë veçanërisht mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim u konfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni zyrtar shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, njoftoi zyra e Pendarovskit.

Zyra e Presidentit thotë se ai theksoi rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për arritjen e synimeve strategjike të RMV-së.

“Në këtë drejtim, në takim u diskutua për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të avancuar procesin integrues në BE. Në takim u diskutua edhe për situatën në rajon më të gjerë, në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori