LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski njofton se do t’i dorëzojë mandatin e kryeministrit, Oliver Spasovskit

Pendarovski njofton se do t’i dorëzojë mandatin e kryeministrit, Oliver Spasovskit

Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar sot se mbi bazë të nenit 84 të Kushtetutës, do t’i jap mandatin për formimin e Qeverisë së re Oliver Spasovskit.

Në kumtesën e Presidentit theksohet edhe se pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski në Kabinetin e tij – Vilën Vodno, do të presë anëtarët e përbërjes së re qeveritare.


Terminet për të dyja ngjarjet, ndarjen e mandatit dhe pritjen e anëtarëve të përbërjes së re të Qeverisë, siç është theksuar nga Kabineti i Pendarovskit, në mënyrë shtesë do të bëhet e ditur./Telegrafi/