LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Koncepti i Evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë

Pendarovski: Koncepti i Evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë

Është detyra jonë të kujdesemi për republikën tonë, që të gjithë qytetarët e saj ta ndiejnë atë si atdheun e tyre. E vërteta historike nuk mund të ndryshohet me marrëveshje e as me protokoll, sepse faktet nxjerrin në shesh çdo konstrukt të imponuar, ndërsa koncepti i Evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë si një republikë moderne evropiane, tha Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në ditën e festës së Ilindenit.

Pendarovski theksoi se festën tonë më të madhe shtetërore e festojmë Ilindenin, sepse, siç tha ai, në këtë ditë populli maqedonas dhe bashkatdhetarët e tij themeluan dy republikat e tyre – Krushevën në vitin 1903 dhe Asnomin në vitin 1944.


Pendarovski tha se në kuadër të përkushtimit tonë për integrimin e plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, kemi synim të fortë, siç tha ai, të përmbushim të gjitha kushtet e kapitujve të negociatave evropiane, por nuk kemi ndërmend të diskutojmë me askënd, në vend të vlerave evropiane ringjallja e koncepteve dhe ideve imperialiste të shekujve të kaluar.

“Koncepti i Evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë si një republikë moderne evropiane. Këto përpjekje janë sakrifica e brezit tonë për rininë dhe të ardhmen e tyre. Por që e gjithë kjo të mos jetë e kotë, në shtëpi na pret një punë e madhe e papërfunduar ku duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin si të drejtë dhe progresiv në të cilin qytetarët e Maqedonisë do të kenë jetë të denjë, arsimim të mirë, shëndetësi cilësore dhe sistem efikas ligjor që do të luftojë krimin dhe korrupsionin”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori