Vullneti politik për sundim të së drejtës nuk duhet të jetë vetëm deklarativ, por real dhe prezent në fazën e zbatimit të ligjeve dhe jo vetëm gjatë miratimit të tyre në Kuvend, kështu është shprehur presidenti, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në sesionin e pestë plenar të konventës nacionale për Bashkimin Evropian, duke theksuar se, është kyçe zbatimi joselektiv i ligjeve dhe respektimi i drejtë i pavarësisë së institucioneve në këtë fushë. Ai tha se, mungesa e sigurisë juridike dhe ndjesia se përkatësia partiake dhe etnike janë më të rëndësishme se njohuria dhe aftësitë që i posedoni, janë ndër arsyet kryesore për emigrim të një numri të madh të të rinjve. Sipas tij, se me çfarë dinamike do të zhvillohet procesi i anëtarësimit të vendit në BE, varet nga vet ne dhe në këtë drejtim, Pendarovski shtoi se, fokusi nuk duhet të jetë në përmbushjen teknike të kritereve për anëtarësim, por në cilësinë e procesit.
“Nevojitet zbatimi i drejtë i kritereve gjatë rekrutimin të dëgjuesve në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, pasi prej aty rekrutohen edhe gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm. Gjithashtu, është jashtëzakonisht e rëndësishme mënyra në të cilën vlerësohet puna e gjykatësve dhe prokurorëve dhe vendoset për përgjegjësinë e tyre eventuale. Në atë pjesë, neve na nevojitet këshill gjyqësor dhe këshill i prokurorëve publik tërësisht funksional dhe profesional. Çdo dyshim i bazuar për punën e këtyre trupave paraqet hendikep, jo vetëm për individët e përfshirë, por edhe për gjithë sistemin gjyqësor”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së
Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, David Geer tha se, anëtarësimi në BE duhet të jetë projekt nacional në të cilin do të jenë të përfshirë të gjithë qytetarët. Ai porositi opozitën që të angazhohet në agjendën eurointegruese.
“Anëtarësimi në BE duhet të jetë projekt nacional. Ndërsa përmes projektit nacional unë nënkuptoj se, i gjithë spektri politik duhet të angazhohet për interesat nacionale dhe për zbatimin e reformave që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian. Kjo nuk do të thotë se, opozita nuk duhet të punojë, kuptohet se jo. Roli që luajnë ata në shqyrtimin e çështjeve politike ka rëndësi vitale. Por, duhet të ketë siguri se vendi do të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE me hap të njëjtë të zbatimit të reformave, pavarësisht se cila Qeveri është në pushtet”, tha David Geer.
Ndërkohë, kryetari i komisionit parlamentar për çështje evropiane, Arbër Ademi në fjalimin e tij gjatë këtij sesioni tha se, vendi nuk do të pësoj asnjë dëm nëse përmbush kushtin për ndryshime kushtetuese. Nga ana tjetër, kryetari i komitetit nacional për çështje evropiane, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski kërkoi që të mos keqpërdoret ky proces./KlanM/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre