Pendarovski: E papranueshme që qytetarët të dënohen për patentë shoferët e vjetër, partitë të miratojnë ndryshime ligjore
Presidenti i vendit Stevo Pendarovskit, ka reaguar në lidhje me skadimin e afatit të dokumenteve personale dhe panikun që është shkaktuar te qytetarët si pasojë e këtij ndryshimi.
Pendarovski thotë se është e papranueshme që qytetarët me harxhimet e tyre për të ndryshuar dokumentet, gjithashtu të kenë frikë nëse do të dënohen nëse marrin pjesë në komunikacion me dokumente të vjetra.
Pendarovski kërkon nga partitë parlamentare që të miratojnë propozim-ligj për vazhdimin e afatit të lejeve të vozitjeve për qytetarët që marrin pjesë në komunikacionin e brendshëm.
“Është e papranueshme që qytetarët e Maqedonisë, të cilët tashmë janë të ekspozuar ndaj ndryshimit të dokumenteve me shpenzimet e tyre, të vihen në gjendje paniku dhe frikë se do të ndëshkohen për pjesëmarrjen e tyre në komunikacion. Po ndjek reagimet e qytetarëve të shqetësuar që më kontaktuan personalisht sonte dhe e kuptoj ankthin dhe zemërimin e tyre”.
“Kërkoj nga partitë politike parlamentare që të miratojnë menjëherë ndryshimet në Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe normat përkatëse në ligjet e tjera që rregullojnë këtë fushë në mënyrë që t’u mundësohet qytetarëve që të vërtetojnë patentë shoferët dhe librezat e shoferit të të gjithë drejtuesve që marrin pjesë në komunikacion në territorin e shtetit, e periudha e vlefshmërisë së të cilëve nuk ka skaduar që nga lëshimi i tyre. Siç e thashë edhe disa javë më parë, nëse ka vullnet politik, zgjidhjet ligjore mund të miratohen në një kohë shumë të shkurtër”.
“Askush nuk mund të dënohet për patentë shoferin dhe librezën e shoferit të pandryshuar pa fajin e qytetarëve dhe që nuk ka skaduar për sa i përket afatit të vlefshmërisë të konsideruar nga momenti i lëshimit, veçanërisht për pjesëmarrje në trafik brenda territorit të vendit tonë”.
“U bëj thirrje institucioneve kompetente që sa më shpejt dhe saktë të informojnë qytetarët për të gjitha hapat që po ndërmerren për tejkalimin e kësaj situate të papranueshme. Në të njëjtën kohë, si president i vendit, dua të përsëris angazhimin tonë për zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore ndërkombëtare që kemi marrë përsipër, të cilat rrjedhin nga e ashtuquajtura “Marrëveshja e Prespës””, ka shkruar Pendarovski.
Ndryshe, sipas njoftimit të MPB-së, prej nesër nuk do të vlejnë patentë shoferët dhe pasaportat të cilat janë me emrin e vjetër të shtetit. Ndërsa është vazhduar për përdorim të brendshëm vlefshmëria vetëm e letërnjoftimeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City