LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski dhe Xhaferi urojnë vitin 2023

Pendarovski dhe Xhaferi urojnë vitin 2023

Në vitin që po e lëmë pas, sipas Presidentit Stevo Pendarovski, ishim dëshmitarë të sfidave ekonomike dhe energjetike që kanë rritur pabarazinë dhe frikën për stabilitetin afatgjatë. Por, sipas Presidentit, kishte edhe heronj të solidaritetit që janë kujdesur për nevojat e të tjerëve.

“Shteti është shtëpia që vetëm bashkarisht mund ta ndërtojmë, të bashkuar rreth vizionit për shoqëri humane, të drejtë dhe prosperuese, ku do të ketë vend për të gjithë. Për t`ia arritur qëllimit të përbashkët që synohet që nga pavarësia, na duhet përkushtim dhe shpresë se do të bëhet më mirë”, uron Presidenti Pendarovski.


Në vigjilje të Vitit të Ri 2023 doemos ti anashkalojmë dallimet që bëjnë dallim artificial ndërmjet nesh siç është përkatësia etnike, fetare, partiake – është mesazhi i fundvitit I Kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

“Të gjithë bashkë, pa dallim në të gjitha ndarjet artificiale, nëse jemi të bashkuar rreth asaj që na bashkon, a kjo është Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë shtëpi e të rinjve tanë, vend me standarde dhe vlera evropiane, atëherë doemos duhet ti besojmë njëri tjetrit, të respektohemi, ndërmjet nesh brenda dhe jashtë me fqinjët tanë”, uron Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Presidenti Pendarovski dhe Kryeparlamentari Xhaferi kanë bërë thirrje që festat të kalohen në paqe shpirtërore, qetësi familjare dhe mirëqenie.