LAJMI I FUNDIT:

Pence telefonon Kamala Harris, ia uron fitoren në zgjedhje

Pence telefonon Kamala Harris, ia uron fitoren në zgjedhje

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka telefonuar pasardhësin e tij Kamala Harris për të uruar për fitoren në zgjedhje, sipas dy njerëzve të njohur me bisedën.

Ky, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është edhe kontakti i parë i njohur midis anëtarëve të zgjedhur të administratave që po largohen dhe atyre që po vijnë në detyrë.


Ndryshe, presidenti Donald Trump nuk e ka kontaktuar presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe në vend të kësaj ka kaluar javë – pasi humbi zgjedhjet e 3 nëntorit – duke u përpjekur të minojë legjitimitetin e fitores së Biden me pretendime për mashtrim masiv të votuesve që arritën kulmin në sulmet e dhunshme të ndërtesës së Kapitolit javën e kaluar.

Sipas AP, Pence, është bërë një mbrojtës i papritur – megjithëse i vonë – i fitores së Biden.

Ai madje i rezistoi presionit të madh nga Trump për t’u përpjekur të ndërhynte në certifikimin e Kongresit për numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor javën e kaluar – edhe pse ai nuk ka një fuqi të tillë.

Dhe ai ka njoftuar se do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden në 20 janar, gjë që Trump po refuzon ta bëjë.

Siç bëhet e ditur, Pence dhe Harris folën të enjten pasdite dhe patën një “telefonatë të mirë”, sipas një prej njerëzve të njohur me bisedën, me Pence që e uronte Harrisin dhe i ofronte ndihmën e tij.

Telefonata vjen më pak se një javë para se Biden dhe Harris të merrnin detyrën dhe pak më shumë se një javë pasi mbështetësit e Trump sulmuan me dhunë Kapitolin dhe u përpoqën të ndalonin tranzicionin paqësor të pushtetit. /Telegrafi/