LAJMI I FUNDIT:

Pence me mesazh lamtumirës: Ka qenë nderi më i madh i jetës time

Pence me mesazh lamtumirës: Ka qenë nderi më i madh i jetës time

Zëvëndës-presidenti amerikan, Mike Pence nuk do të marrë pjesë në ngjarjen lamtumirëse të presidentit në largim, Donald Trump.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyra e Pence lansoi orarin e tij për nesër, dhe përfshinte vetëm një ngjarje: inaugurimin e Joe Biden dhe të Kamala Harris.


Pence gjithashtu publikoi një mesazh lamtumirës në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Faleminderit për privilegjin që iu shërbeva si Zëvëndës-President i juaj këto katër vitet e fundit, ka qenë nderi më i madh në jetën time. Në emër të Zonjës sonë të Dytë të mrekullueshme, Karen Pence dhe të gjithë familjes sonë, faleminderit dhe Zoti e bekoftë Amerikën”, shkroi Pence.

Trump mban fjalimin e fundit si president i Amerikës: Lutemi që administrata e re të ketë suksese
Lexo po ashtu Trump mban fjalimin e fundit si president i Amerikës: Lutemi që administrata e re të ketë suksese

Postimi përfshinte disa fotografi nga koha e Pence si nënkryetar. Presidenti Trump nuk ishte në asnjërën prej tyre.

Ndryshe, Trump ka folur për herë të fundit si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalimin e tij, republikani dëgjohet duke përcjell një mesazh më shumë pajtues sesa lamtumirës. /Telegrafi/