Pelegrinët myslimanë filluan të mbërrinin në Mekë të shtunën për haxhin e dytë të kufizuar duke pasur parasysh kufizimet e shkaktuara si pasojë e Covid-19, me vetëm 60,000 banorë të vaksinuar plotësisht të Arabisë Saudite në gjendje të marrin pjesë këtë vit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë pelegrinë me maska fytyre që qarkullonin në vendin më të shenjtë të Islamit në shtigje të distancuara nga njëri-tjetri, ndërsa mbretëria shpresonte të “kopjonte” haxhin e vitit të kaluar, i cili nuk pa shpërthim të virusit.
Sipas DailyMail, pjesëmarrësit u zgjodhën përmes një sistemi lotarie nga më shumë se 558,000 aplikantë të moshës midis 18 dhe 65.
Aplikantët duhej të vaksinoheshin plotësisht dhe të mos vuanin nga ndonjë sëmundje kronike, tha ministria e haxhit.
Ndërsa haxhi i këtij viti është më i madh se versioni në vitin 2020, ai është në mënyrë drastike më i vogël se në kohët normale, duke ngjallur pakënaqësi midis disa jashtë vendit – të cilët zakonisht kursejnë për vite para, për të marrë pjesë – të cilët u ndaluan edhe një herë.
Sidoqoftë, ata që kishin fatin, pasi hipën në autobusë për në Xhaminë e Madhe të Mekës, pelegrinët filluan të bënin ‘tavafin’, rrethrrotullimin e Qabesë.
Ndërkohë shumë të pranishëm mbanin çadra për t’u mbrojtur nga nxehtësia e madhe e verës.
Haxhi, zakonisht një nga tubimet vjetore më të mëdha fetare në botë me mesatarisht rreth 2.5 milionë njerëz që marrin pjesë, është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe duhet të kryhet nga të gjithë myslimanët që kanë mundësi materiale për ta bërë këtë të paktën një herë në jetën e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit