LAJMI I FUNDIT:

Pele me mesazh emocionues për Neymarin, pasi ylli brazilian barazoi rekordin e legjendës

Pele me mesazh emocionues për Neymarin, pasi ylli brazilian barazoi rekordin e legjendës

Përfaqësuesja e Brazilit është eliminuar nga Kampionat Botëror ‘Katar 2022’, pas humbjes nga Kroacia.

Pas 120 minutave lojë rezultati ishte i barabartë 1-1, derisa Neymar realizoi golin e vetëm për brazilianët.


Me golin ndaj kroatëve, Neymar ka barazuar rekordin e legjendës Pele, me nga 77 gola të shënuara me fanellën e Brazilit.

Kësisoj legjenda braziliane edhe pse me shëndet të dobët i ka dërguar një mesazh urimi Neymarit për rekordin që e barazoi.

“Të kam parë të rritesh, të ndiqja çdo ditë dhe më në fund mund të të përgëzoj për barazimin e numrit të golave të mi me Brazilin. Fatkeqësisht, dita nuk është më e lumtura për ne, por ti do të jesh gjithmonë një frymëzim”.

“Rekordi im është vendosur gati 50 vjet më parë dhe askush nuk ka mundur t’i afrohet deri tani. E bëre djalë. Ju e dini, si unë, se asnjë shifër nuk është më e madhe se gëzimi për të përfaqësuar vendin tonë”.

“Unë jam 82 vjeç dhe, pas gjithë kësaj kohe, shpresoj t’ju kem frymëzuar në një farë mënyre për të arritur këtu”.

“Gjithashtu, shpresoj që suksesi juaj të përhapet te miliona njerëz që ju ndjekin për të sfiduar atë që duket e pamundur. Trashëgimia juaj nuk ka mbaruar. Vazhdoni të na frymëzoni”, ka shkruar Pele në mesazhin e urimit për Neymar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori