LAJMI I FUNDIT:

Peja triumfon pa shumë vështirësi ndaj Rahovecit

Peja triumfon pa shumë vështirësi ndaj Rahovecit

Peja ka mundur Rahovecin me rezultat 89:70 (24:15, 21:20, 23:19, 21:16), në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja e nisi ndeshjen më mirë, por me kalimin e minutave Rahoveci tregon se nuk ka udhëtuar për tu dorëzuar dhe afron shifrat në 14:13. Megjithatë, pejanët kërkojnë një minutë pushim dhe më pas hyjnë në një seri 10:2, duke fituar çerekun e parë 24:15.


Në periodën e dytë, zhvillohet një lojë më e baraspeshuar (21:20) dhe me një tre pikësh nga Dardan Berisha, pjesa e parë mbyllet me shifrat 45:35.

Edhe perioda e tretë ishte mjaft interesante në një atmosferë të bukur e me shumë tifozët.

Për një nuancë edhe në këtë pjesë, vendasit ishin më të mirë (23:19), derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 68:54. Në 10 minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime dhe Peja triumfoi 89:70.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 27 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime dhe Henrik Sirko me 20 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Vreshtarët më i miri ishte Darell Davis me 24 pikë e tetë kërcime.

Peja tani ka 15 fitore dhe nëntë humbje, kurse Rahoveci 17 fitore dhe shtatë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori