Peja Outdoor Festival

I organizuar nga Shoqata Peja Outdoor Festival, festivali konsiderohet eventi më i madh i aventurës në Kosovë dhe bashkon aktivitete në natyrë, sporte outdoor dhe programe kulturore në një nga zonat më të njohura turistike në vend.
Programi i festivalit përfshin ecje në natyrë, biking, ngjitje në shkëmbinj, gara vrapimi, yoga dhe koncerte, duke krijuar një hapësirë të hapur për pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme.
Sipas organizatorëve, festivali synon të promovojë jetën aktive, turizmin e qëndrueshëm dhe lidhjen me natyrën përmes aktiviteteve të organizuara nga profesionistë dhe guida lokale.
Përveç aktiviteteve sportive, festivali do të ofrojë edhe programe interaktive për fëmijë dhe familje, duke e bërë eventin të përshtatshëm për publik të gjerë.
Detajet
Data: 11–14 qershor 2026
Koha: 08:30
Vendndodhja: Pejë
Çka përfshin programi?
Programi i festivalit përfshin:
- Ecje në natyrë
- Biking
- Ngjitje në shkëmbinj
- Gara vrapimi
- Yoga
- Koncerte
- Aktivitete interaktive për fëmijë dhe të rritur
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të përjetuar një nga eventet më të mëdha outdoor në rajon
- Për të provuar sporte dhe aktivitete të reja me guida profesionale
- Për aktivitete të përshtatshme për gjithë familjen
- Për të takuar njerëz të rinj dhe komunitetin outdoor
- Për një fundjavë me aktivitete dhe argëtim në natyrë
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj.
Shumica e aktiviteteve janë falas ose me kosto simbolike.
Për disa aktivitete kërkohet regjistrim paraprak përmes kanaleve zyrtare të festivalit.
Aktivitetet janë të hapura për të gjitha moshat dhe zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.
Kontakt: info@pejaoutdoorfestival.org
Website: Peja Outdoor Festival
Sponsor gjeneral i këtij edicioni është IPKO



















































