LAJMI I FUNDIT:

Peja – Bashkimi, sfida e rivalëve të vjetër për Superkupë

Peja – Bashkimi, sfida e rivalëve të vjetër për Superkupë
(Foto: basketbolli.com/KB Peja)

Peja dhe Bashkimi janë rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës. Sa herë janë takuar këto dy skuadra kanë dhuruar emocione të mëdha. Kështu pritet edhe të enjten në sfidën e tyre çerekfinale.

Për Pejën, ‘Reload Superkupa’ do të jetë një mundësi e mirë të shohin se sa janë përgatitur për edicionin e ri. Kapiteni i Pejës, Drilon Hajrizi, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve dhe edicionin e ri.


“Përgatitur janë duke shkuar shumë mirë. Ekipi është kompletuar pak vonë, po me seriozitet në punë, angazhim maksimal prej lojtarëve po mundohemi të kompensojmë kohën e humbur. Superkupa është një turne i mirë për të gjitha skuadrat të shohin gjendjen. Ne do të futemi për të fituar, por pa presion. Gjithsesi kemi ekip për të ngadhënjyer dhe shpresoj pa lëndime”, tha Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Edhe basketbollisti i talentuar, Albin Berisha, beson në paraqitje pozitive.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Për shkak të pandemisë kemi filluar me vonesë, megjithatë jemi munduar që të jemi sa më aktivë. Kemi një ekip të mirë. Së bashku me Dardan (Berishën) dhe Drilonin (Hajrizin) jemi pretendentë për titull dhe Superkupë”, nënvizoi Berisha për faqen zyrtare të FBK-së.

Basketbollisti i Bashkimit, Ujkan Karanezi, ka thënë se atmosfera në skuadrën prizrenase është shumë e mirë dhe shton optimizmin.

“Përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë, pasi të them të drejtën kishim uri për basketboll dhe mezi po prisnim të fillonim”.

“Edhe pse pandemia e bëri të veten, ne do të bëjmë maksimumin që të japim gjithçka prej vetes, dhe pse jo të mos fitojmë edhe Superkupën. Në ekip po mbretëron atmosferë e mirë. Ne nuk do të ndalemi dhe shpresojmë të kemi një edicion sa më pozitiv”.

“Shpresoj që sa më shpejtë do të rikthehen edhe tifozët në tribuna sepse na mungojnë shumë. Falënderojmë shumë FBK-në që asnjëherë nuk është ndalur me punë dhe përkrahje të madhe për përkrahje ndaj neve si basketbollistë”, është shprehur Karanezi për faqen zyrtare të FBK-së.

Fituesi i kësaj përballje në gjysmëfinale e pret fituesin e sfidës Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni.

Orari

Gjakovë, 21 tetor

17:00 Rahoveci – Trepça

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Prizren, 22 tetor

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:30 Peja – Bashkimi

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori