Pedri i dashuruar me Lionel Messin: Vetëm ai mund ta bëjë këtë që po e bën në moshën 41-vjeçare


Pedri ka shprehur edhe një herë admirimin e tij për Lionel Messin, duke deklaruar se argjentinasi është i vetmi futbollist i aftë të bëjë gjërat që bën në moshën që ka aktualisht.
Mesfushori i Spanjës pati mundësinë të luante vetëm një sezon përkrah legjendës së Barcelonës, para se Messi të largohej drejt Paris Saint-Germain në vitin 2021.
Në moshën 39-vjeçare, kapiteni i Argjentinës vazhdon të impresionojë në skenën botërore, duke realizuar pesë gola në dy ndeshje të Kupës së Botës dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut me 18 gola.
Pedri tregoi se ka mësuar shumë nga koha e kaluar me Messin dhe se vazhdon ta shijojë futbollin e tij edhe sot.
"Pata fatin të luaja dhe të stërvitesha me të dhe kam shijuar e mësuar shumë prej tij. Tani, sigurisht, vazhdoj ta shijoj shumë lojën e tij".

"Mendoj se shumë herë e shikon ndeshjen në televizion dhe nëse e ndjek vetëm atë, ai është duke kërkuar se ku është hapësira e lirë ose ku do të mund ta marrë topin i vetëm. Për sa i përket cilësisë, ai është mbi të gjithë të tjerët".
"Ai e sheh futbollin pak më herët se të tjerët dhe e di se ku duhet të jetë për të shënuar një gol. Mendoj se atë që ai bën në moshën që ka, vetëm ai mund ta bëjë", deklaroi Pedri për DSports.
Messi konsiderohet nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, pasi gjatë karrierës së tij ka fituar gjithçka në nivel klubesh dhe kombëtaresh, përfshirë edhe Kupën e Botës me Argjentinën.
Me Barcelonën, argjentinasi fitoi 10 tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, duke u shndërruar në një nga figurat më të mëdha në historinë e klubit katalanas./Telegrafi/








































