Shumë shpejt fëmijët kosovarë të cilët do të kenë probleme shëndetësore do të kenë kushte tërësisht të tjera për mjekimin e sëmundjeve të tyre.
“Klinika e Pediatrisë në QKUK brenda disa muajve do të ketë një mbështetje të madhe profesionale për trajtimin e fëmijëve.
Afër saj tashmë është ndërtuar spitali i Kirurgjisë Pediatrike me një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë.
Ky spital që do të ketë një kapacitet prej 100 shtretërve do të ketë edhe shërbime laboratorike, diagnostike, mjekim intensiv, salla operative dhe çdo gjë tjetër, në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrohen shërbime sa më profesionale dhe të mos kenë nevojë më që të kërkojnë trajtim diku tjetër.
Ndërtimi i vrazhdë tashmë ka përfunduar kurse së fundmi ka nisur të bëhet edhe lidhja me urë në mes të Klinikës së Pediatrisë dhe ndërtesës së re të Kirurgjisë Pediatrike. Kjo po bëhet në mënyrë që të mos ketë nevojë që pacientët e vegjël të dalin jashtë klinikës për të shkuar në klinikën tjetër për shërbime mjekësore”, thuhet në njoftimin për media.
Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, vitin e kaluar kur zhbllokoi ndërtimin e këtij spitali, kishte thënë se projekti do të jetë gati për 22 muaj. Sipas dinamikës së punimeve ky spital do të jetë i gatshëm për shërbime shëndetësore për fëmijët në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
Spitali Pediatrik-Kirurgjik pritet të jetë nga ndërtesat më moderne me shërbimet më të sofistikuara për fëmijë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Në Tupallë të Medvegjës mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës