Peci: Përfundon asfaltimi i rrugës kryesore në lagjen Bair, mbi 2 km rrugë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës kryesore në lagjen Bair, me gjatësi mbi dy kilometra.
Sipas Pecit, krahas asfaltimit, projekti ka përfshirë edhe rregullimin e trotuareve në të dyja anët e rrugës, si dhe vendosjen e sinjalizimit rrugor.
Peci ka bërë të ditur përfundimin e punimeve përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar projektin si një investim që përmirëson infrastrukturën dhe kushtet e qarkullimit për banorët e lagjes Bair. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































