Po shtrohen katër kilometra trotuar për lagjen Bair në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar për punimet që po zhvillohen në lagjen Bair të Mitrovicës, ku po rregullohen trotuaret përgjatë rrugës kryesore.
Peci ka bërë të ditur se trotuaret do të kenë gjatësi totale prej 4 kilometrash dhe sipërfaqe prej rreth 8 mijë metrash katrorë.
Sipas tij, punimet po realizohen në të dyja anët e rrugës kryesore të lagjes dhe po avancojnë me ritëm të shpejtë.
“Mirëmëngjesi Mitrovicë”, ka shkruar Peci, duke theksuar se kërkesat e banorëve të lagjes Bair për trotuare po adresohen. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
52 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































