Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar një aksion në rrugët “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Xhevdet Ahmeti” dhe “Sabedin Prekazi”, me qëllim të lirimit të hapësirave publike.

Sipas njoftimit, gjatë aksionit janë ndërmarrë masa për largimin e pengesave dhe shfrytëzimeve të paautorizuara të hapësirave publike.


Komuna ka bërë të ditur se aksioni synon krijimin e kushteve më të mira për qarkullim dhe mundësimin e shfrytëzimit të lirë të hapësirave publike nga qytetarët.

Drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, ka deklaruar se lirimi i hapësirave publike dhe respektimi i rregullave do të jenë në fokus të vazhdueshëm të punës së Inspekcionit. /Telegrafi/