LAJMI I FUNDIT:

“Pearl Harbor”, sulmi që ndryshoi fatin e Luftës së Dytë Botërore (Foto)

“Pearl Harbor”, sulmi që ndryshoi fatin e Luftës së Dytë Botërore (Foto)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë përvjetorin e 75-të të sulmit mbi “Pearl Harbor” me një seri ceremonish në Havai.

Mes të pranishmëve në këto ceremoni ishin edhe 5 marinarë, që i mbijetuan sulmit të 7 dhjetorit të 1941-shit, të cilët risollën edhe një herë kujtimet e asaj dite dhe nderuan shokët që humbën jetën.


Këtë muaj, kryeministri japonez Shinzo Abe pritet të vizitojë “Pearl Harbor”-in, duke u bërë i pari udhëheqës japonez që e bën këtë. Sidoqoftë, ai nuk pritet të kërkojë ndjesë për sulmin japonez, që përfshiu Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas kabinetit të kryeministrit japonez, vizita që pritet të realizohet në datat 26-27 dhjetor ka si qëllim të pajtojë shpirtrat e atyre që vdiqën në luftë.

E ndërsa ndjesa e munguar mund të zhgënjejë disa veteranë amerikanë të luftës, Abe shpreson se vizita do të nxjerrë në pah aleancën e ngushtë mes dy ish-armiqve.

Ekspertët thonë se ky është një mesazh që Abe do t’i japë si Kinës rivale në rajon, ashtu edhe presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, që ka kritikuar Tokion për shkak të shpenzimeve të shtuara në mbrojtje.

“Pearl Harbor”, sulmi që ndryshoi fatin e Luftës së Dytë Botërore

Ishte 7 dhjetori i 1941. Ditë e Diel. Zëri i radios thyente qetësinë e mbrëmjes duke dhënë një lajm të papritur dhe tronditës. Një valë prej 189 avionësh luftarakë japonezë kishin sulmuar papritur bazën ushtarake detare në Pearl Harbor.

170 aeroplanë amerikanë ishin shkatërruar pa arritur të ngriheshin në ajër. 19 anije luftarake amerikane kishin dalë jashtë përdorimit, 2400 oficerë të vrarë dhe 300 të tjerë të plagosur. Ishte katastrofa më e madhe që kishte ndodhur ndonjeherë në historinë e forcave të armatosura të Amerikës.

2

Lajmi u dëgjua nga një milion familje amerikane. Qytetarët amerikanë u shokuan. Lajmi i tmerrshëm vazhdoi të përsëritej tërë atë pasdite dhjetori deri natën vonë. Shpërndarësit e gazetave nëpër rrugë thërrisnin: Ekstra! Ekstra! Gazetat shpërndanin lajmin tek ata që nuk e kishin dëgjuar në radio.Të nesërmen në orën 12.30 të pasdites Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e tyre.

Pas një çerek shekulli historia po përsëriste vetveten. Përfaqësuesit e kongresit Amerikan u mblodhën në një sesion të përbashkët.

Kur presidenti Delano Roosevelt u shfaq në hyrjen e sallës së kongresit, të githë vunë re shënjat e një nate të gjatë, tronditëse. Hyrja e tij në sallë u pasua nga duartrokitje të menjëherëshme dhe thirrje.

Ata u përkisnin partive të ndryshme, opozitare me njëra tjetrën. Deri dje disa e kishin mbështetur presidentin në politikën e tij, të tjerë e kishin kundërshtuar. Me sulmin japonez, të gjitha diferencat u u zhdukën njëherësh. Ata u radhitën të bashkuar pas presidentit të tyre.

Presidenti ishte simboli i fuqisë së SHBA, përfaqësuesi i kombit të tyre. Presidenti Ruzvelt duke folur për ngjarjen e një dite më parë tha: “Sulmi i djeshëm mbiishujt Hauaji i ka shkaktuar një dëm të madh flotës amerikane dhe forcave të armatosura. Shumë amerikanë humbën jetën e tyre.

Shumë anije amerikane u bombarduan midis San Franciskos dhe Honolulus… Besoj që shpreh vullnetin e Kongresit dhe të popullit amerikan kur deklaroj që ne jo vetëm do të mbrojmë veten tonë por do të sigurojmë që ky rrezik të mos kanoset më në të ardhmen. Me besim në forcat tona të armatosura, me vendosmërinë e patundur të popullit tonë, ne do të triumfojmë… Unë i kërkoj Kongresit të deklarojë gjendjen e luftës me Japoninë duke filluar që nga 7 dhjetori 1941, ditën e diel.” Përgjigja e Kongresit qe e menjëhershme.

Për herë të parë pas një çerek shekulli populli amerikan u bashkua me një qëllim të vetëm: për të mbrojtur Amerikën dhe jetën e qytetarëve të saj.

8 Dhjetori i vitit 1941 shënoi një pikë kthese në jetën e kombit amerikan. Amerika jo vetëm që kishte hyrë në luftë atë ditë, por kishte hyrë njëkohësisht edhe në një marrëdhënie të re botërore. Dita e sulmit të përgjithshëm mbi Gjermaninë naziste që hyri në histori me emrin e koduar “D-Day”, u realizua në 6 qershor 1944

Kryekomandanti i forcave aleate qe gjenerali amerikan Dwigh Eisenhower. Në frontin e brendshëm e gjithë ekonomia e vëndit u vu në dispozicion të një qëllimi të vetëm: mundjes së boshtit Gjermani -Itali-Japoni. Amerika ishte e bashkuar për të luftuar armikun në dy fronte, në Evropë dhe në Azi. Meqenëse burrat e djemtë shkuan në luftë, gratë e vajzat zëvendësuan ata në frontin e brendshëm. Ato treguan aftësi të mëdha në përballimin e situatës , rritjen e prodhimit e ndërkohë personaliteti i tyre u rrit si asnjëherë.

3

Bashkë me forcimin e frontit të brendshëm, qeveria ishte vigjilente ndaj veprimit të spiunazhit japonez në vend, veçanërisht në bregun perëndimor. Në 1942 Presidenti lëshoi një urdhër ekzekutiv (Executive Order 9066) duke ia kaluar kompetencat e sigurimit ushtrisë. Komandanti i ushtrisë për bregun perëndimor të vendit, gjenerali John DeWitt urdhëroi zhvendosjen (internimin) e 127 000 japonezo-amerikanëve për sa kohë që do të zgjaste lufta. Mijëra burra, gra e fëmijë japonezë u nxorën nga shtëpitë e tyre e u mbajtën në kampe përqendrimi në kushte burgu për tri vjet. Tre të katërtat e atyre ishin fëmijë të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, domethënë ishin shtetas amerikanë.

Qeveria amerikane kërkonte të mbronte me çdo kusht qytetarët e saj edhe pse ky akt binte në kundërshtim me kushtetutën. Gjykata e lartë e mbështeti urdhërin e presidentit. Në vitin 1988 qeveria amerikane kërkoi falje për këtë veprim të asaj kohe dhe u dha 20 mijë dollarë si dëmshpërblim qytetarëve japoneze që mbijetuan nga kampet e internimit.

Lufta e Dytë Botërore ka qenë lufta më e kushtueshme në historinë e Amerikës. Deri atë kohë. Amerika shpenzoi në këtë luftë mbi 550 bilion dollarë.

Përfundimi i Luftës se Dytë Botërore me fitoren e aleatëve, bëri që Frenklin Rusvelti të zgjidhej për të katërtën herë president i SHBA. Madje edhe armiqtë e tij politikë e pranuan me qetësi triumfin e tij. Sidoqoftë fundi i luftës e gjeti presidentin të lodhur. Edhe pse ishte vetëm 63 vjeç ai dukej më i rënë në moshë. Në Warms Springs në prillin e vitit 1945, i rrethuar nga pranvera presidentit iu afrua vdekja, transmeton tiranaobserver.

Në 12 prill 1945 miliona amerikanë qanë për vdekjen e presidentit të paharruar, Frenklin Delano Ruzveltsi sikur të ishte njeri i familjeve të tyre.

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori