LAJMI I FUNDIT:

PE-ja miraton raportin për Shqipërinë, Santos: Procesi i anëtarësimit pritet të mbyllet deri në vitin 2030

PE-ja miraton raportin për Shqipërinë, Santos: Procesi i anëtarësimit pritet të mbyllet deri në vitin 2030

Parlamenti Evropian ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure raportin për Shqipërinë, i cili ka kaluar me 536 vota pro, 54 kundër dhe 32 vota abstenim.

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, u shpreh se Shqipëria po e përmbyll në kohë rekord procesin skrining.


“Ne besojmë se do të krijohen kushtet që procesi i anëtarësimit në BE të përfundojë deri në vitin 2030. E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, u shpreh Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, u shpreh se procesi skrining pritet të mbarojë në muajin nëntor të këtij viti.

“Që nga dita e parë e këtij Komisioni, Ballkani Perëndimor ka qenë prioriteti ynë. Angazhimi i përbashkët ka sjellë progres. Që nga debati i vitit të kaluar ka një zhvillim thelbësor: gati një vit më parë, ne hapëm negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Ky ishte një hap i madh për vendin dhe një njohje e qartë e progresit të Shqipërisë në avancimin e agjendës së reformave të BE-së”, tha Varhelyi.

“Ne duhet të mirëpresim mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë nga Parlamenti Evropian për integrimin e Shqipërisë në BE dhe gjithashtu për negociatat e vazhdueshme të anëtarësimit. Ne planifikojmë të përfundojmë procesin skrining deri në muajin nëntor. E ardhmja e këtij vendi me siguri i përket Bashkimit Evropian dhe mendoj se ky është vendi që ka bërë më së shumti në këtë mandat jo vetëm për të kapur hapin e radhës, por edhe për të bërë progres real në terren dhe për të ndryshuar realitetin”, tha Oliver Varhelyi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori