LAJMI I FUNDIT:

PDK thotë se ka siguruar certifikatën e biznesit të ambasadorit Berishaj në Mal të Zi – Haxhiu ua përmend sërish raportin e Freedom House

PDK thotë se ka siguruar certifikatën e biznesit të ambasadorit Berishaj në Mal të Zi – Haxhiu ua përmend sërish raportin e Freedom House

Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës ku flitej për skandalin financiar në të cilën raportohet se është përfshirë ambasadori Martin Berishaj, ka eskaluar në sharje nga opozita drejt pozitës.

Ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili pas një debati me ministren Haxhiu duke harruar se ka të ndezur mikrofonin ka sharë deputetët e LVV-së.


“Ah robt...”, Abelard Tahiri shanë deputetët e LVV-së
Lexo po ashtu “Ah robt...”, Abelard Tahiri shanë deputetët e LVV-së

“Ah robt jau q****”, ka thënë Tahiri. Pas kësaj Tahiri ka kërkuar falje duke thënë se ishte nën afekt, pasi që një gjë të tillë i kërkoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Pas qetësimit të situatës, Konjufca i dha fjalën ministres Albulena Haxhiu.

Ajo tha se Prokuroria e Kosovës dhe AKK e kanë të drejtën e plotë përmes legjislacionit me hetu secilin pretendim.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës/ Foto: Ridvan Slivova

“Kuvendi do ta formojë komisionin hetimor edhe çështja e Martin Berishaj mund të jetë pjesë e hetimit nga ky komision . Do të zbulohet e zbardhet secila çështje jo vetëm këto dezinformata. Do të adresohet e zbardhet secila çështje nga institucionet kompetente, mos bini në grackën e askujt”, u tha Haxhiu, deputetëve të opozitës.

Ministrja theksoi se më me rëndësi për të është raporti i Freedom House sesa raportimi i Planet TV.

“Dhe po më i rëndësishëm është raporti i Freedom House sesa Planet TV, e them hapur dhe me zë të lartë. Edhe çështja e Martin Berishaj që duhet të zbardhet, duhet të zbardhen edhe të gjeturat e Freedom House, i ftoj institucionet e Drejtësisë të bëjnë hetime për secilin rast”, tha Haxhiu.

Pas kësaj sërish fjalën e mori shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai tha se është e turpshme prej shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së,  e cila ka aktakuzë për korrupsion me dalë  me na moralizu dhe me përdor emrin e Hashim Thaçit.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës/Foto: Ridvan Slivova

“Është e turpshme prej shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së,  e cila ka aktakuzë për korrupsion me dalë  me na moralizu dhe me përdor emrin e Hashim Thaçit që për dy vite është në burg për shkak të raportit të Dick Martyt dhe sot me një çështje tjetër me mbulu një aferë korruptive të madhe të Martin Berishajt”, ka thënë Tahiri.

Tahiri kërkon falje për sharjen: Ishte në afekt
Lexo po ashtu Tahiri kërkon falje për sharjen: Ishte në afekt

Ai ka prezantuar një dokument për të cilin tha se është certifikata e biznesit të ambasadorit Berishaj në Mal të Zi.

“Kjo është certifikata e biznesit të Martin Berishaj që e kam siguruar sot në Mal të Zi. Kjo është edhe adresa, kjo është certifikata e biznesit të tij që nuk e ka deklaru. Kemi një njeri në përfshirje të shpëlarjes së parave”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës/Foto: Ridvan Slivova

Reagim pati edhe nga deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se sot pamë ministren Haxhiu duke bërë avokaten e një personi që ka shkel ligjet e Kosovës.

“Çka kemi pa sot, kemi pa tendencë me i ikë debatit për skandalin me temën e të zhdukurve duke e qit në rend të parë. Tjetër çka pamë sot është ministren e Drejtësisë që kthehet në avokate të dikujt që e ka shkel ligjin e Kosovës. Shohim partitë në pushtet duke hesht, dilni nga kjo gjendje vetë se sun ju nxjerrë askush”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori