LAJMI I FUNDIT:

PDK: Taksa prej 10 euro për hyrje në Prishtinë është përgjigja e qeverisjes komunale për të gjitha premtimet e parealizuara dhe problemet e mbledhura

PDK: Taksa prej 10 euro për hyrje në Prishtinë është përgjigja e qeverisjes komunale për të gjitha premtimet e parealizuara dhe problemet e mbledhura

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media, ku është folur  për gjendjen e transportit publik në kryeqytet dhe për idenë e vendosjes së taksës për hyrje ditore në Prishtinë.

Dega e PDK-së në Prishtinë shprehu shqetësimin për paaftësinë menaxhuese të udhëheqjes komunale, e cila me papërgjegjësinë e saj e ka shndërruar kryeqytetin në një hapësirë kaotike pothuajse të pajetueshme.


Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli tha se modeli i organizimit të  trafikut urban dhe transportit publik ka mbetur i tillë që nga koha e qeverisjes së Ismet Beqirit në Prishtinë, ndonëse Vetëvendosje në të dy fushatat zgjedhore kishe premtuar zgjidhje sipas modeleve të avancuara europiane, e në fakt kjo u minimizua vetëm në blerjen me kredi të disa autobusëve.

“Margaritari i fundit i modelit qeverisës të VV-së, paralajmërimi për të vendosur taksën e hyrjes në Prishtinë për banorët e qyteteve të tjera, është një përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të mbledhur një grusht votash. As kaq nuk do të jetë efekti i saj, ngase Prishtina, është e prishtinasve, por është edhe kryeqendra e gjithë Kosovës, jo vetëm administrative, por edhe biznesore. Duke qëndruar në Prishtinë, banorët e qyteteve të tjera i lënë asaj dhe bizneseve të saj një përqindje të lartë fitimi”, tha ai, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, konsideroi se taksa është hapi i fundit në menaxhimin e lëvizshmërisë brenda një qyteti atëherë kur të gjitha hallkat janë në funksion dhe qytetarët pa dallim kanë një mori alternativash dhe mundësish për të lëvizur në qytet dhe jashtë tij, transmeton Telegrafi.

“Kur jemi tek mobiliteti dhe infrastruktura lirisht mund të themi se të gjitha rrugët shpiejnë në Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës sa ishte në pushtet në nivelin qendror ka realizuar një mori projektesh infrastrukturore në nivel vendi,  autostradat  si dhe zgjerimin dhe trajtimin e rrugëve regjionale që Prishtina të jetë e lidhur sa më mirë me të gjitha qytetet e tjera.”

Midis shumë premtimeve të parealizuara nga qeverisja aktuale ajo ka përmendur mosrealizimin e rrugës A dështimin e krijimit të sistemit të integruar të biletave, mos lirimin e studentëve nga pagesa dhe ndërtimin e një stacioni modern të autobusëve.

Sipas saj, të thirresh në taksë për me pak makina e më pak ndotje në qytet e të ndërtosh parking me 700 njësi parkimi në qendër të qytetit është absurde. Shqetësim të njëjtë ka edhe për këmbësorët.

“Ecja në këmbë vazhdon të jetë mision i pamundur por edhe ajo me biçikletë. Krijimi i shtigjeve të reja për çiklistë në dëm të hapësirës, trotuarit për këmbësor siç është rasti tek ndërtesa e KEDS e tutje poashtu tregon për çasje përjashtuese.”

PDK në Prishtinë konsideron që Prishtina nuk e duron më këso veprime ad-hoc dhe qasje përjashtuese të vazhdueshme varësisht nga agjendat e akterëve qeverisës. Mungesa e vizionit të të dy subjekteve qeverisëse deri tani e ka shndërruar Prishtinën në qytetin ku çdokush vjen të marrë atë që i takon dhe mundohet sa ma shpejtë të ikë nga ajo për shkak të zhurmës, ndotjes, presionit psikologjik e nervozës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori