Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për eksperimentim me paranë publike, në mungesë të aftësisë për të menaxhuar krizën financiare në Kosovë.
Mustafa tha se nisma e fundit e Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e përkohshëm të punësimit nuk ka efekt substancial për të zgjidhur problemin e papunësisë.
“Papunësia është problem strukturor i ekonomisë së Kosovës dhe nuk mund të adresohet me masa 6 mujore dhe të njëhershme. Sidomos kur ato janë të dizajnuara vetëm sa për të theksuar fraza populliste sikur ajo “çdo shtëpi nga një të punësuar”, të bazuara në kritere vështirë të plotësueshme dhe që vetëm sa stimulojnë mashtrimin me paranë publike. Për më tepër, hartimi i masave të tilla pa një vlerësim paraprak të numrit të përfituesve të mundshëm dhe kostos së pritur për buxhetin e shtetit paraqet një menaxhim të papërgjegjshëm të financave publike”, shtoi ai.
Mustafa theksoi se kërkesa e pamjaftueshme për punëtorë, e cila vjen nga kapacitetet e ulëta të prodhimit vendor, si dhe mospërputhja ndërmjet aftësive të kërkuara dhe atyre të ofruara në tregun e punës janë shkaqet kryesore të papunësisë në Kosovë.
“Për ta adresuar problemin e parë, atë të kërkesës së pamjaftueshme në ekonominë e Kosovës, si nevojë më urgjente është që Qeveria t’i kthehet investimeve publike kapitale, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë më të ulëta se aktualisht. Shkalla realizimit të projekteve kapitale në raport me planin vjetor në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 sillet në vetëm rreth 10 për qind të planit vjetor. Investimet kapitale të Qeverisë janë të domosdoshme për të rritur kërkesën e përgjithshme në planin afatshkurtër dhe për të krijuar kushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në planin afatgjatë. Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet të përdorë instrumentet e saj fiskale për të frenuar rritjen e çmimeve dhe të ndërmarrë masat që tani më kemi propozuar për t’i ndihmuar qytetarët me të ardhura fikse që të përballojnë rritjen e çmimeve”, tha ai.
Ndërkaq sa i përket mospërputhjes mes aftësive të kërkuara dhe atyre të ofruara në tregun e punës, Mustafa propozoi që Qeveria duhet të ofrojë programe të aftësimit profesional për të papunët ekzistues në mënyrë që ata të përfitojnë aftësitë e kërkuara nga tregu i punës.
“Ndërsa, në një plan më afatgjatë, Qeveria duhet t’i përshtatë programet e arsimit të mesëm dhe të lartë në atë mënyrë që sistemi arsimor i vendit të prodhojë një fuqi punëtore më të aftë për t’iu përshtatur nevojave të tregut. Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë se vendi gjendet në krizë ekonomike dhe nuk ka kohë të humbë me eksperimente të tilla që shpërdorojnë paranë publike. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për të ardhura të qëndrueshme nga punësimi dhe jo për lëmosha të kohëpaskohëshme”, tha Koordinatori i Departamentit për Financa në KQM Arben Mustafa. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Udhëtoni me çmime ekonomike prej katër vendeve evropiane drejt Kosovës

Ekskluzive: Birra Peja Zero e vetmja e llojit të saj e importuar nga dy marketet më të mëdha në Turqi, Migros dhe Carrefour

Disa benefite rreth Slim Fit që duhet t’i dinë entuziastët e fitnesit dhe atletët

Aty ku qetësia dhe rehatia marrin të njejtin emër – Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është zgjedhja e duhur për banim

Gjermania publikon listën e pagave bruto për 50 profesione

Humbi mbi 30 familjarë në luftë, bën thirrje për bojkotimin e produkteve serbe

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit