LAJMI I FUNDIT:

PDK i përgjigjet Konjufcës: Herët është të flitet për koalicione

PDK i përgjigjet Konjufcës: Herët është të flitet për koalicione

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të kryesisë së LVV-së, Glauk Konjufca, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni LVV-PDK.

Bytyçi ka thënë se është herët të flitet për koalicione,  transmeton Telegrafi.


“Glauku sapo e tha, Lëvizja Vetëvendosje nuk e përjashton koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës. Ngadalë por sigurt mashtrimet po bien. Edhe pse duhet ta pranojmë, është herët që të flasim për këtë temë. Por, Partia Demokratike e Kosovës është konstantja në vendin tonë.  Ne po hyjmë në garë pa obligime ndaj askujt dhe si argument kemi angazhimin e mirë opozitar që e dëshmuam”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se “është mëkat që Kadri Veseli nuk është prezent për të parë se doli ashtu siç e tha për ‘mashtrimin e madh’ të 6 Tetorit”.

“Një vjet i humbur nga dy qeveritë Kurti/Hoti që keqqeverisjen vendin. Rezultati, shkurt, në tri pika: 1. Një ekonomi e shkatërruar -7.2 ‘rritja ekonomike’, 2. Një dështim total me pandeminë. 3. Një politikë e jashtme të dështuar në raport me perëndimin dhe disfatë e pafalshme para Serbisë duke e cenuar rëndë interesin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Konjufca nuk e përjashton koalicionin me PDK: Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019
Lexo po ashtu Konjufca nuk e përjashton koalicionin me PDK: Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019

Bytyçi thotë se “Partia Demokratik e Kosovës, është në garë jo vetëm për të rikthyer besimin që kishim, por, për të fituar një betejë ndaj një mashtrimi të madh politik që ka filluar nga viti 2014, e që la Kosovën shumë mbrapa”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori