LAJMI I FUNDIT:

PDK-në dhe LDK-në i bashkon Graçanica (Video)

PDK-në dhe LDK-në i bashkon Graçanica (Video)

I ndanë rrugët në nivel qendror, por u bashkuan në Graçanicë.

PDK-ja e LDK-ja e kësaj komune, këtë bashkëpunim, po duan t’ua tregojnë të gjithëve.


Prandaj, vendosën që logon e re me mbishkrimin Inciativa Qytetare, e në të cilën u bënë bashkë këto dy subjekte ta vendosin në murin e shtëpisë së Sejdi Gashit, njofton Klan Kosova.

Vet Gashi që ishte anëtar i LDK-së, thotë se kishin një arsye të madhe pse vendosën që në garën e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit të hynë të bashkuar për përfaqësim në asamble.

Bile ky thotë se nga ta duhet të marrin shembull edhe shefat e tyre.