LAJMI I FUNDIT:

PDK: Krahasuar me vendet fqinj, Kosova nuk e ka menaxhuar siç duhet pandeminë COVID-19

PDK: Krahasuar me vendet fqinj, Kosova nuk e ka menaxhuar siç duhet pandeminë COVID-19

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi vlerëson se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti dështoi në memaxhimin me coronavirus.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bytyçi, konsideron se Kosova nuk qëndron mirë, krahasuar me rajonin.


“Në mesin e 100 dështimeve të njëpasnjëshme që ka bërë qeveria Kurti në 100 ditshin e parë, numrin më të madh e zënë dështimet në luftën kundër pandemisë. Në prezantimin e 100 ditëshit por edhe në rrethana të tjera, kryeministri i shkarkuar si dhe qeveritarët e tjerë janë mburrur sikur Kosova ka shkëlqyer në menaxhimin e pandemisë. Madje kanë folur superlativa qësharake të tipit Kosova model për Evropën edhe tërë Botën”, thotë Bytyçi.

Ai ka krahasuar të dhënat zyrtare të vendeve të rajonit, për të demantuar propagandën se Kosova ishte shembull i luftës ndaj COVID-19.

“Mirëpo nuk ka nevojë që të shkohet aq larg, mjafton të krahasohet me shtetet fqinje për të kuptuar traditën e mashtrimit dhe dizinformimit që ka ndërtuar qeveria Kurti. Nëse shikohet numri i të infektuarve duhet theksuar se Kosova qëndron shumë prapa Republikës së Shqipërisë e cila ka edhe lidhjen më të ngushtë me vatrën evropiane të infeksionit, Italinë. Shqipëria ka sot në total 916 të infektuar ndërsa Kosova 955. Shqipëria ka gjithashtu popullsi të madhe prandaj po të krahasohet për 1 milionë banorë i dalin 318 të infektuar ndërsa Kosovës 530. Më mirë qëndron edhe Mali i Zi i cili e ka këtë shifër 516”, thekson ai.

Sipas tij, edhe tek numri i vdekjeve krahasuar me banorë, Kosova ka më shumë se Shqipëria e Mali i Zi.

“Gjithashtu duhet theksuar se çdo jetë njeriu e humbur e që mund të ishte shpëtuar vlen jashtëzakonisht shumë. Prandaj është e pahijshme të thuhet siç bëjnë qeveritarët tanë që kemi pasur pak vdekje, sepse çdo vdekje është shumë e rëndë. Mirëpo edhe këtu qeveritarët e shkarkuar manipulojnë me të dhënat sepse Kosova ka 29 humbje jete ose 16.11 për 1 milion ndërsa Shqipëria këtë shifër e ka 10.9 ndërsa Mali i Zi e ka 14.2. Pra sërish këto fqinjë janë më mirë se Kosova.

Prandaj kjo qeveri duhet demantuar sepse menaxhimi i pandemisë që ka bërë Kurti e Vitia, jo vetëm që nuk është më i miri në Evropë por nuk është mjaftueshëm i mirë as sa i fqinjëve tanë”, ka shkruar Bytyçi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori