LAJMI I FUNDIT:

PDK fton qeverinë që të arrijë një zgjidhje gjatë vikendit për ndërprerjen e grevës

PDK fton qeverinë që të arrijë një zgjidhje gjatë vikendit për ndërprerjen e grevës

Partia Demokratike e Kosovës po i bën thirrje qeverisë që gjatë vikendit të bëjë zgjidhje dhe fëmijët të kthehen në shkolla të hënën. Deputetja Eliza Hoxha ka thënë se ekzekutivi nuk po shqetësohet për fëmijët të cilët kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

Pas dështimit të rezolutës së PDK-së për ndërprerje të grevës, ajo në konferencë për media u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk ka brengë për tu ulur dhe për të gjetur një zgjidhje dhe që kjo situatë të marrë një epilog.


“Sot përfundon edhe java e katërt që fëmijët janë jashtë shkollave, e që njëkohësisht greva po vazhdon. Sesioni vjeshtori ynë në Kuvend filloi pikërisht me debatin për grevën për dy javë radhazi. Me qëllimin më të mirë për të gjetur zgjidhje, por që as rezoluta e këtij debati e cila thërret Qeverinë e Kosovës dhe SBAShK-un që të gjejnë një zgjidhje që greva të mbyllet, t’i përafrojnë qëndrimet, t’i japin përfundim kësaj sage e mbi të gjitha mbi 300 mijë fëmijë të kthehen në bankat shkollore, as kjo rezolutë sot nuk u votua në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka shtuar se kjo javë ka qenë vendimtare për të zgjidhur çështjen me sindikatat, por siç tha ai, qeveria nuk po shqetësohet.

“E përderisa mendoj që kjo javë ka qenë vendimtare ose mund të ketë qenë një javë vendimtare, për gjetjen e zgjidhjes sepse edhe në Komisionin për Arsim dhe Kulturë tentuam që të kemi diskutim por që edhe pardje edhe sot në komision, u pa se sa e pavullnetshme dhe sa jo e gatshme është Qeveria e Kosovës për tu gjetur një zgjidhje në favor të dy palëve. Praktikisht nëse e shikoj në aspektin e ndjeshmërisë dhe përjetimeve që i kam pasur këto ditë duke qenë pjesë e debateve të tilla, kjo qeveri nuk shqetësohet fare për këta fëmijë që nuk shkojnë në shkollë”, ka shtuar ajo.

Deputetja Eliza Hoxha ka thënë se çelësi i zgjidhjes së kësaj situate është tek qeveria. Ajo ka ftuar që të arrihet një zgjidhje gjatë vikendit.

“Krejt çfarë kemi parë deri sot nga kjo qeveri është nëpërkëmbje e vazhdueshme e dinjitetit të mësimdhënësit. Përbuzje, ofendime, përçarje dhe pikërisht kjo lloj gjuhe, qasje nuk mund të jetë në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Andaj sot nga këtu e ftoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e Arsimit, zonjën Nagavci, ministrin e Financave, zotëri Muratin, që të ulen me urgjencë gjatë javës, jo por gjatë vikendit dhe të përafrojnë qëndrimet dhe të gjejnë një zgjidhje. Të gjejnë një zgjidhje që mësimi të fillojë të hënën që fëmijët e Kosovës të hënën të jenë në bankat shkollor”, ka përfunduar Hoxha.

Ajo tha se nuk është në të mirën e fëmijëve të Kosovës që ky proces të vazhdojë pa pasur një epilog.

Në seancën e sotme, rezoluta e propozuar nga PDK nuk mori mbështetjen e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Vetëm 22 deputetë votuan për, 39 kundër dhe 6 abstenuan. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori