LAJMI I FUNDIT:

PDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

PDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka dorëzuar të premten kërkesën për shfuqizim të Ligjit për Zyrtarët Publik, i cili u aprovua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Lushtaku pas dorëzimit të kërkesës në një prononcim për media ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë i nënshtron shërbyesit civilë.


Ai po ashtu tha se viti 2022 ka filluar mbrapsht pasi siç u shpreh ai qeveria Kurti ka dështuar në qeverisjen e tij.

“Viti 2022 fatkeqësisht e kemi filluar mbrapsht pasi qeveria Kurti në çdo aspekt ka dështuar, në pjesën kryesore të qeverisjes. Sot me kërkesë e Grupit parlamentar të PDK-së kemi ardhur në Gjykatën Kushtetuese, pasi Ligji për Zyrtarët Publikë është shkelje e radhës. Mendojmë që ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese jo vetëm që ta procedojë por edhe ta shfuqizojë këtë ligj. Me këtë ligj po nënshtrohen shërbyesit civil. Poashtu është shkelur dhe marrëveshja për MSA-në”, ka thënë Lushtaku.

Ndërkaq, për këtë ligj kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian (BE) duke shprehur shqetësim me disa dispozita të këtij ligji.

Ndryshe, Ligji për Zyrtarët Publikë është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 58 vota për, zero kundër dhe 4 abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Zyrtarët Publikë. 62 deputetët kanë marr pjesë në votim. /Telegrafi/