Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje, ku si pasojë e së cilës Kosova ka shënuar deficitin më të lartë tregtar, rreth 4.6 miliardë euro.
Stavileci përmes një konference për media ka thënë se në këtë mënyrë, Qeveria po kontribuon aktivisht në thellimin e krizës së qytetarëve të Kosovës.
“Ditët po ecin e javët po shkojnë. Kriza ekonomike po thellohet. Qytetari e familja po varfërohet. Shporta e prodhimeve të konsumit po pakohet. E, Qeveria dhe Pushteti po vazhdojnë të struken dhe ta vështrojnë krizën nga jashtë, pa ndërmarrë masa konkrete ekonomike dhe fiskale që ta zbusin këtë rëndim të jetesës së qytetarëve dhe familjeve kosovare.”, ka thënë Stavileci.
Më tej, ai ka thënë se përtej rritjes së madhe të kostos së jetesës, me numra alarmantë dyshifrorë të inflacionit, e në mungesë të veprimeve e vendimeve konkrete të Qeverisë që do ta zbusnin këtë papërballueshmëri, kjo qeveri, ky pushtet, ka humbur sensin me realitetin ekonomik duke zgjedhur heshtjen e mosveprimin karshi pakënaqësisë së madhe qytetare.
“Të gjitha çmimet po vazhdojnë të rriten, e pagat nuk kanë lëvizur. Jeta çdo ditë e më shumë po shtrenjtohet. Në vend të dialogut social Qeveria ka imponuar injorimin institucional dhe kjo ka sjellë sot më shumë se kurrë pakënaqësinë më të madhe të qytetarëve dhe sindikatave të cilat po protestojnë vazhdimisht në kërkim të të drejtave elementare dhe të zgjidhjeve për t’i tejkaluar gjithë këto kriza. Derisa ne po flasim në vendin tonë çdo ditë po shohim raporte e vlerësime të reja në lidhje me ekonominë, të cilat do të duhej ta zgjonin nga gjumi pushtetin.”, ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK-së.
Stavileci ka treguar se në bazë të dy publikimeve të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës shihet se Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë pësoi ngritje për 5.2% në Tremujorin e Parë 2022 krahasuar me Tremujorin e Katërt 2021.
Ndërkaq, sipas tij, krahasuar me Tremujorin e Parë 2021 Çmimet e Importit pësuan ngritje në një mesatare prej 21.8%.
“Tregtia e mallrave në vitin 2021 kishte deficit tregtar në vlerë prej afro 4 miliardë Euro, që tregon për një vlerë më të lartë për 39.2% krahasuar me vitin 2020. Pra, kemi rekord negativ importesh me 4,6 miliardë Euro. Të dhënat e tregtisë së mallrave për Importin e Kosovës në vitin 2021 kanë shënuar një rritje vjetore për 42.1% krahasuar me vitin 2020.”, ka thënë Stavileci.
Sipas tij, Qeveria duhet sa më parë të reagojë që gjendja edhe më tutje të mos degradojë.
“Meqenëse nuk po ka vizion, më e pakta që mund ta bëjë është që t’i imitojë qeveritë e rajonit dhe ato europiane që po u dalin në ndihmë qytetarëve me masa konkrete. Secila prej tyre ka përgatitur pako të lehtësimit dhe po zbaton politika e masa kreative dhe të guximshme në përballje me këtë krizë ekonomike”, tha Stavileci.
Stavileci shtoi se heqja e TVSH-së dhe akcizës për një periudhë të caktuar, janë vetëm disa nga veprimet me të cilat do të mund të përmirësohej kjo gjendje.
“Qeveria nuk e ka pasur fajin për shtrenjtimin e çmimeve në tregjet e jashtme, por ajo ka shumë faj në politikat e brendshme, që s’po e merr as mundin minimal për të bërë zgjidhje. Është përgjegjësi e saj, është detyrë e saj. Këtu nuk ka asnjë dyshim”, ka thënë Stavileci, duke shtuar se qytetarët duan zgjidhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prishtina Ticket nis fluturimet në destinacionin Memmingen – Prishtinë - Memmingen

Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

Qeveria emëron katër anëtarët e Bordit të Përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça”

Këmbimorja e kriptovalutave, Binance tërhiqet nga tregu rus

3P Logistics me çmime bombastike në shërbimet e transportit parcial të mallrave për gjithë Evropën

VitaLand feston 1 VJETORIN: Ejani dhe merrni pjesë në festën më të madhe të vitit!

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë