LAJMI I FUNDIT:

PD, 10 anëtarë të kryesisë i kërkojnë Bashës dorëheqjen

PD, 10 anëtarë të kryesisë i kërkojnë Bashës dorëheqjen

Për humbjen e Partisë Demokratikë në zgjedhjet e 25 prillit, 10 prej anëtarëve të kësaj force politike, anëtarë të kryesisë dhe Këshillit Kombëtarë bëjnë përgjegjës Lulzim Bashën. Përmes një deklarate, ata i kërkojnë Bashës dorëheqjen e menjëhershme, që sipas tyre e coi për të tretën herë radhazi në humbje Partinë Demokratike.

“Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e në radhë të parë kryetarin Lulzim Basha! Ai, ndër të tjera, ka shuar ëndrrën për demokraci të qindra mijëra shqiptarëve, duke humbur dy palë zgjedhje të përgjithshme, duke dorëzuar pushtetin qendror, pushtetin vendor dhe opozitarizmin në dorën e Edi Ramës. Për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Bashës,  të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të nën-kryetarëve”.

Mes emrave që kërkojnë dorëheqjen e Bashës është ai i kreut të këshillit kombëtar të demokratëve, Bujar Nishani, njërit prej themeluesve të Partisë Demokratike, Arben Imami si dhe ai i ish-sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani. Lëvizja brenda PD-së që kërkon dorëheqjen e Bashës e cilëson disfatën e radhës në vazhdën e veprimeve arbitrare, spastrimeve, paaftësisë si dhe strategjisë politike të gabuar të ndjekur nga Lulzim Basha.

“Me Lulzim Bashën në krye të PD-së historia e këtyre tetë viteve të fundit është një histori dështimesh të Partisë Demokratike. Me paaftësinë, me veprime të gabuara dhe pa një strategji politike, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, me spastrimet e filluara në 2014-tën dhe të përsëritura periodikisht, me mungesën e plotë të respektit për organet e brendshme të partisë dhe për votën e anëtarëve të saj, Lulzim Basha i shërbeu humbjes së fundit”.

Për këtë arsye ata kërkojnë kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim hapjen e rrugës për të nisur një proces rrënjësor reflektimi dhe analize, të domosdoshëm dhe jetësorë për këtë forcë politike.  Madje Lulzim Bashën  e ftojnë të ndjekë shembullin e liderit historik të demokratëve Sali Berisha.

“Partia Demokratike ka shembuj të një sjelljeje politike e qytetare në rastin e humbjes së zgjedhjeve në rrethana normale siç ishin ato të vitit 2013-të pas tetë vitesh qeverisjeje, kur kryetari i partisë Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën ristrukturimit të partisë e zgjedhjes së një drejtimi të ri për bërë një opozitë të denjë për historinë e saj dhe për ta çuar në fitore”.

Deri më tani kreu i demokratëve Lulzim Basha nuk është shprehur për dorëheqje, por në daljen e së martës nga selia blu ai foli për një masakër elektorale nga ana e kryeministrit Rama, të ciline  akuzoi se erdhi në pushtet me bandat e krimin./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori