LAJMI I FUNDIT:

PayPal me ofertë prej 40 miliardë dollarësh për të blerë Pinterest

PayPal me ofertë prej 40 miliardë dollarësh për të blerë Pinterest

Në atë që do të ishte një blerje masive, PayPal thuhet se po eksploron blerjen e kompanisë së mediave sociale Pinterest, sipas Bloomberg.

Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, PayPal me qendër në Kaliforni “kohët e fundit” i është afruar Pinterest për një blerje të mundshme.


Duke cituar një burim anonim, Bloomberg thotë se PayPal mund të paguajë rreth 70 dollarë për aksion, e cila do të vlerësonte Pinterest në rreth 40 miliardë dollarë.

Megjithatë, Pinterest deri më tani nuk ka pranuar të komentojë mbi raportin ndërkohë që as PayPal nuk iu ishte përgjigjur kërkesave për koment.

Çmimi i përfolur i blerjes do të ishte në përputhje me “nivelin maksimal” të tregut të Pinterest prej 40 miliardë dollarë.

Nga ana e saj, PayPal ka një kapital tregu prej 308 miliardë dollarësh.

Muajin e kaluar, PayPal njoftoi një blerje të Paidy, një platformë shërbimi japoneze “blej tani, paguaj më vonë”, për afërsisht 2.7 miliardë dollarë (300 miliardë jen). /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori