LAJMI I FUNDIT:

Pavlopoulos: Greqia mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por të plotësohen parakushtet

Pavlopoulos: Greqia mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por të plotësohen parakushtet

Greqia e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por duhet tërësisht që të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe zbatim i drejtë i marrëveshjes së Prespës, në të kundërtën do të bllokohet rruga e saj evropiane, tha sot presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

“Ajo që ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne e respektojmë perspektivën e saj evropiane. Por, parakusht për këtë perspektivë, nga ana e saj është që të respektoj tërësisht legjislaturën evropiane, me këtë të drejtën ndërkombëtare në përgjithësi, ndërsa para se gjithash marrëveshjen e Prespës, e cila duhet të interpretohet dhe të zbatohet sipas përmbajtjes dhe shpirtit të saj, në mënyrën që nuk do të lë shenjë për irredentizëm. Sipas asaj, çdo taktizim të kundër, nënkupton, se do të bllokohet përparimi i integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Pavlopoulos.


Presidenti grek tha se Greqia është faktor i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan dhe rajonit më të gjerë të Mesdheut juglindor, dhe plotësisht dhe praktikisht respekton të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare “dhe përpiqet për miqësi dhe bashkëpunim me të gjithë fqinjët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori