Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe se ka simptoma të lehta, pavarësisht se është vaksinuar me katër doza, raporton Reuters.

Ai theksoi se ka filluar me marrjen e terapisë – përkatësisht ilaçit kundër coronavirusit të prodhuar nga kompania e tij, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për ilaçet Paxlovid dhe në përputhje me masat paraprakë të shëndeti publik, Bourla ndodhet në izolim.

“Jam i bindur se shpejt do të shërohem”, tha kreu i Pfizer që prodhoi miliarda doza të vaksinës kundër coronavirusit dhe që u shpërndanë në mbarë botën.

Reklama

Ndryshe Plaxovid është një ilaç kundër coronavirusit, që përdoret për shërimin e atyre njerëzve që janë më të rrezikuar siç janë pacientët e moshuar. /Telegrafi/

Reklama