eksperti-banner

Synimi kryesor i Real Madridit, Paul Pogba, dëshiron që të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë.

Sipas L’Equipe, United tash po përgatitet si është më së miri që të negociojë largimin e Paul Pogbas.


Me Unitedin që po vuan që të zë një vend në Ligën e Kampionëve, besohet se Pogba dëshiron largimin.

paul pogba ole gunnar solskjaer man utd vs huddersfield premier league 2018 19 757kcvyv4b301esv8tvklm4uq

Raporti pohon se Pogba ka një klauzolë në kontratë që do të zvogëlojë pagën e tij për 25 për qind në rast se nuk ka kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Vendimi i tij nuk është i mirëpritur, por është pranuar nga Djajtë e Kuq, të cilët po kërkojnë marrëveshjen më të re për të mbuluar shpenzimin e 89 milionë funteve për të në vitin 2016.

Më parë ishte tekniku i Real Madridit, Zinedine Zidane, ai që nuk e ka fshehur admirimin për Pogban, i cili tash kushton jo më pak se 150 milionë funte. /Telegrafi/

telegrafi sport app