Bashkëbisedimi i gazetarit Chris Broughton me fotografin Paul Lowe / The Guardian (titulli origjinal: Fëmija që luan me top pranë kurthit për tanke: Fotografia më e mirë e Paul Lowe-it)
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Në kohën kur mbërrita në Sarajevë, në qershor të vitit 1992, veçse kisha kaluar ca kohë duke e dokumentuar fundin e Luftës së Ftohtë, duke dëshmuar revolucionin rumun dhe rënien e Murit të Berlinit. Kur filluan të qarkullonin thashethemet se diçka do të ndodhte në Bosnje, këtë askush nuk mund ta besonte. Vendi dukej i integruar: lufta do të nënkuptonte që njerëzit – fjalë për fjalë – do të luftonin me fqinjët e vet.
Fillimisht, shumë prej nesh që mbulonim rrethimin e Sarajevës, ndoshta në mënyrë naive besonim se rrëfimi i ngjarjeve – mjaftueshëm zëshëm, mjaftueshëm mirë dhe mjaftueshëm me ndershmëri – do të çonte në dënimin dhe në ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar. Ishte një ndjenjë mosbesimi se kjo mund të ndodhë në një kryeqytet evropian. Nuk besoj se ndonjëri prej nesh ka menduar se bllokada do të zinte vend edhe tre vjet më vonë.
Gjatë atyre viteve kam bërë rreth dhjetë vizita. Në dy javët e mia të para u përqendrova në vetë rrethimin: viktima, pacientë në spital, trupa në morg. Më vonë u preokupova me atë që ndodhte me njerëzit e zakonshëm, të arsimuar, të kulturuar, kur u nënshtruan ndaj kushteve mesjetare të shkaktuara nga rrethimi.
Sarajevasit kishin pak armë nëpër duar, ndërsa ushqimi, uji dhe energjia elektrike shpeshherë mungonin, por ishin jashtëzakonisht të adaptueshëm dhe përpiqeshin të jetonin sa më normalisht që mundeshin. Nuk hiqnin dorë nga gjërat që donin t’i bënin, të tillat si takimet me miqtë në qendër të qytetit. Një nga fotografitë e mia, realizuar gjatë atij viti, shfaqte këmbët e një gruaje nën një qefin në morg. Thonjtë e saj ishin të lyer, gjë që dukej si akt i vogël rezistence.
Nisi të shfaqej një jetë e gjallë dhe e rëndësishme kulturore – dhe, ky ishte fokusi im. U bëra miq me aktorë dhe me artistë, përfshirë një piktor që alternonte punën mes studios së vet dhe duke luftuar në vijën e parë. Ai madje e bëri një skicë, një plan për një rrjet të hendekëve në formën e “Broadway Boogie Woogie” të Piet Mondrianit. Arti dhe kultura shiheshin si gjë qendrore në mbrojtjen e Sarajevës. Nuk ishte vetëm qyteti fizik ai që mbrohej; ishte koncepti i qytetit – çfarë do të thotë të jesh qytetar dhe pjesë e shoqërisë.
Për një kënaqësi të vogël, njerëzit e rrezikonin jetën e vet. Dhe, kjo mund të ishte shumë e vështirë për fëmijët të cilët, padyshim, nuk donin që të mbylleshin brenda. Gjatë periudhave më të qeta, ata ishin në gjendje të dilnin më shumë përjashta – e bëra një fotografi të fëmijëve që notonin në lumë, gjatë një armëpushimi. Por, lumi, si pjesa më e madhe e qytetit, ishte qartësisht i dukshlm për snajperistët serbë. Në një dimër isha dëshmitar i një skene të tmerrshme: një grup prej pesë ose gjashtë fëmijëve u vranë nga një predhë teksa ata po kalonin para shtëpive të tyre.
Kjo fotografi me një fëmijë me top është bërë kur isha përjashta, duke ecur vonë pasdite, nëpër dritën e bukur të dimrit. Rastësisht ndodha në atë skenë, duke e kapur topin që hidhej në ajër sikur të ishte cilado rrugë në botë. Është gjë kaq e zakonshme që një fëmijë bën, por po ndodhte në sfondin e kurthit për tanke, një aludim për rrezikun gjithmonë të pranishëm.
Sot e ndaj kohën time mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Sarajevës. Gruaja ime është nga qyteti dhe kam miq këtu. Kohët e fundit e mbajta një ekspozitë në “Vijećnica”-n e rindërtuar – në bashkinë e Sarajevës që u shkatërrua në vitin 1992. Një fotografi shfaqte një kuartet harqesh duke luajtur – gjatë rrethimit – në rrënojat e saj. E vara imazhin aty ku ishte shkrepur, me ndërtesën e rikthyer në lavdinë e mëparshme.
***
CV-ja e Paul Lowe-it
Viti dhe vendi i lindjes: Londër, 1963.
Trajnimi: Baçelor i Historisë, Universiteti i Kembrixhit. Specializimi në fotografi dokumentare, Kolegji i Guentit për Edukim të Lartë. Doktoratura në fotografi, Universiteti i Arteve në Londër.
Ndikimet: Rembrandt, Robert Frank, Lee Friedlander, Garry Winogrand, Tony Ray Jones, Gilles Peress.
Suksesi: Dokumentimi i qëndrueshmërisë së jashtëzakonshme të qytetarëve të Sarajevës teksa mbronin qytetin – jo vetëm me armë në vijën e frontit, por edhe me kulturë dhe me art. Ishin për frymëzim – guximi, humori dhe kreativiteti i tyre i jashtëzakonshëm.
Dështimi: Fakti që, me gjithë mbulimin tonë të mizorive që ndodhën në Bosnje, komuniteti ndërkombëtar dështoi të ndërhynte dhe u desh masakra e tetë mijë burrave dhe fëmijëve në Srebrenicë për ta nxitur intervenimin. Dhe, pastaj, për ta parë të njëjtën gjë teksa shpaloset sot në Ukrainë.
Këshilla: Lëreni subjektin tuaj të marrë frymë; lëreni situatën të shpaloset. Dhe, mendoni se si kontribuojnë – në kuptimin e fotografisë suaj – ato zgjedhjet estetike që bëni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikos Dimou, autori dhe studiuesi i njohur grek ka thënë: “Flisnim shqip dhe e quanim veten romakë”

Kur "princi" mbërriti në Mirditë!

Piktura më e keqkuptuar e JMW Turnerit

Thënie të Bernard Shawit: Në qiell, një engjëll është një njeri i zakonshëm!

LUM ATA ...

Egoizmi i flet të gjitha gjuhët dhe i luan të gjitha rolet - edhe atë të zemërgjerësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?