LAJMI I FUNDIT:

Pau Gasol: Nuk mund të flija pas vdekjes së Kobe, kishte shumë lot dhe dhimbje

Pau Gasol: Nuk mund të flija pas vdekjes së Kobe, kishte shumë lot dhe dhimbje

Pau Gasol kishte një lidhje ‘vëllazërore’ me Kobe Bryant përpara vdekjes së legjendës së NBA-së në fillim të vitit 2020. Së bashku, ata fituan dy unaza që e lanë Koben vetëm një unazë larg gjashtë kampionateve të Michael Jordan.

Ishte një kohë në të cilën Kobe nuk mendonte se do të gjente një partneritet që mund të krahasohej me ditët e tij të lavdishme me Shaquille O’Neal. Por, më pas Gasol u shfaq pa ndihmuar dhe krijuar një dyshe fantastike.


Pas karrierës së tyre së bashku, ata mbajtën lidhje të ngushta miqësore familjare gjatë viteve dhe kjo është arsyeja pse vdekja e Bryant është ende e vështirë për t’u pranuar për Gasol.

Dymbëdhjetë historitë që përcaktuan sportin më 2020 – Nga vdekja e Bryant dhe Maradonas, deri tek ndalimi i sportit dhe shpallja e Liverpoolit kampion
Lexo po ashtu Dymbëdhjetë historitë që përcaktuan sportin më 2020 – Nga vdekja e Bryant dhe Maradonas, deri tek ndalimi i sportit dhe shpallja e Liverpoolit kampion

Në një intervistë të fundit me transmetuesin Ibai Llanos, Pau zbuloi se aktualisht është duke prodhuar një seri dokumentare për Amazon ku tregon momentin kur mësoi për aksidentin tragjik me helikopter të Kobe Bryant. Përkrah tij ishte edhe vajza e tij ‘Gigi’, e cila gjithashtu humbi jetën tragjikisht.

Gasol ende nuk mund të fle natën ndonjëherë.

Në intervistën e tij, spanjolli u hap siç bëjnë të gjithë sportistët me Ibain. Të flasësh për atë moment të trishtë të vitit të kaluar duket si një detyrë e vështirë edhe sot për Gasol.

“Objektivi i dokumentarit është të tregojë atë anë personale dhe të jetë autentik”, ka thënë fillimisht Gasol për Ibai gjatë transmetimit të Twitch.

“Ne synojmë të jemi transparent me atë që ndodhi dhe për fat të keq, ndodhi ai aksident tragjik. Ishte një goditje e fortë që të gjithë ende po përpiqen ta përtypin. Ne nuk mund ta fshehim, edhe pse ishte e vështirë për mua”.

“Por, Kobe do të thoshte kaq shumë në jetën time se kjo ishte një mënyrë për t’i transmetuar ato ndjenja në mënyrën më të natyrshme të mundshme”.

“Më mori pak kohë që të flija mirë natën, kishte shumë dhimbje dhe të qara”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori