LAJMI I FUNDIT:

Patrullime të përbashkëta policore, Shqipëri-Kosovë, gjatë sezonit veror

Patrullime të përbashkëta policore, Shqipëri-Kosovë, gjatë sezonit veror

Duke iu referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shqipërisë, bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve, do të organizohen shërbime të përbashkëta policore në rrugët e Shqipërisë edhe gjatë këtij sezoni veror.

Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, përkatësisht i Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë më datë 1 korrik.


Zyrtarët policorë nga të dy shtetet do të mbajnë një konferencë për media në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.