LAJMI I FUNDIT:

Patriotët mendjelirë kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së OBRM-PDUKM-së

Patriotët mendjelirë kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së OBRM-PDUKM-së

Forumi i patriotëve mendjelirë (FPM) të Maqedonisë kërkojnë që të ndërpritet me ”shkatërrimin dhe shfrytëzimin e OBRM-PDUKM-së për qëllime personale dhe pasurim personal”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes një letre publike dërguar anëtarëve dhe simpatizuesve të partisë në pushtet, FPM-ja kërkon që të jep dorëheqje kryesia e OBRM-PDUKM-së.


Sipas tyre, kryesia e tanishme e kësaj partie e ka udhëhequr OBRM-PDUKM-në në mënyrë katastrofale, duke theksuar se në këtë parti duhet të fillojë, sa më parë, demokratizimi brendapartiak, ndërkaq propozojnë që të mbahet një kongres i jashtëzakonshëm, ku do të zgjidhen organet e reja partiake të përbëra nga anëtarë të dinjitetshëm dhe lideri i ri i partisë, përmes një procedure transparente dhe demokratike./Telegrafi/