LAJMI I FUNDIT:

Patriot Behrami shpallet boksieri më i mirë i Turneut Ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

Patriot Behrami shpallet boksieri më i mirë i Turneut Ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

Në Mitrovicë është mbajtur finalja e edicionit të 20-të me radhë i boksit, Turneut Ndërkombëtar kushtuar Komandantit legjendar Adem Jashari.

Të pranishëm në këtë finale ishin kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, vëllai i komandantit Adem Jashari, Rifat Jashari, boksieri legjendar, Luan Krasniqi dhe shumë sportistë e dashamirë të sportit.


Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ndau çmimin për Ardit Delijaj, boksieri më i mirë vendor, në kategorinë 81 kilogramë, i cili mposhti Arsim Etemin nga Maqedonia – thuhet në njoftimin e Zyrës për informim në Komunën e Mitrovicës

Ndërsa kryetarët, ai i Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri dhe i Skenderajt, Bekim Jashari, ndan çmimet për çiftin më luftarak, fituesit e të cilit ishin boksierët Jasim Lama nga Maqedonia dhe Marcel Janicki nga Polonia të dytë në kategorinë 60 kilogramë.

Boksieri legjendar, Luan Krasniqi, ndau çmimin për teknikun më të mirë, të cilin e fitoi Ivan Atanasov nga Bullgaria që e mposhti Flamur Sejfijaj në kategorinë 64 kilogramë. Alban Beqirit nga Shqipëria iu nda çmimi si boksieri më ‘fair-play’ i këtij viti.

Kurse çmimin kryesor për boksierin më të mirë të këtij Turneu Ndërkombëtar kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, e ndau Rifat Jashari për boksierin e Kosovës, Patriot Behramin, në kategorinë 69 kilogramë.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është ndarë i kënaqur me nivelin e boksit që është treguar në këtë edicion të turneut “Adem Jashari”. Ai tha se gjatë dy ditëve sa u mbajt turneu, kishte një boks mjaft cilësorë, dhe sipas tij ishte një boks i nivelit evropian i cili i përmbushi pritshmërinë.

“Ky turne ndërkombëtar ishte një edicion me një boks cilësor dhe mjaft të mirë, besoj që edhe shikuesit e pranishëm në palestër ishin të kënaqur me boksin që e panë, po ashtu edhe me fituesit e këtij edicioni”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori