LAJMI I FUNDIT:

Patentohet parashuta që ndihmon në lëshimin e mallrave nga droni (Foto)

Patentohet parashuta që ndihmon në lëshimin e mallrave nga droni (Foto)

Kompania Amazon e cila bënë shitjen e mallrave nga interneti, e ka patentuar një parashutë që ndihmon në lëshimin sa më të mirë të gjësendeve nga droni.

Meqenëse këto fluturake konsiderohen si e ardhmja e dërgimit të gjërave nga shitësi te blerësi, është bërë kjo përpjekje në avancimin e shërbimit, transmeton Telegrafi.


Parashuta që ndihmon në lëshimin e mallrave nga droni

Secilës pako do t’i kapet nga një parashutë, varësisht nga madhësia që ka, në mënyrë që të mos bie nga lart dhe të dëmtohet, por të lëshohet ngadalë.

Aplikimi për patentë përfshinë edhe detajet e mënyrës së punës së sensorëve dhe kohën sa zgjatë hapja e parashutës, derisa të bie në tokë. /Telegrafi/