LAJMI I FUNDIT:

Pastruesit e dritareve në një shumëkatëshe “përplasen disa herë për ndërtesë”, gjatë një stuhie të fuqishme në Kinë

Pastruesit e dritareve në një shumëkatëshe “përplasen disa herë për ndërtesë”, gjatë një stuhie të fuqishme në Kinë

Disa pamje të tmerrshme të shfaqura në internet thuhet se tregojnë momentin kur pastruesit e dritareve u përplasen disa herë në anën e një ndërtese të lartë gjatë një stuhie të fuqishme në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, punëtorët po qëndronin brenda dy mbajtësve të veçanta që mbaheshin nga kabllo me forcë të lartë nga maja e ndërtesës, kur papritmas u gjenden në një situatë duke u lëkundur nëpër qiell.


Një banor kapi incidentin e frikshëm në Tianjiin, Kina veriore, pasi erërat u bënë të fuqishme më 26 maj.

Personi që filmon mund të dëgjohet duke bërtitur ndërsa njëra mbajtëse godet ndërtesën – e ndjekur nga e dyta momente më vonë.

Siç bëhet e ditur, zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes për të ndihmuar pastruesit e dritareve pasi një banor në qytetin kryesor të portit ngriti alarmin.

Ndryshe, dy pastrues të tjerë të shumëkatëshes nuk ishin aq me fat pasi pësuan dëmtime fatale gjatë një incidenti të ngjashëm në Wuhan, Kina qendrore ditë më parë. /Telegrafi/