LAJMI I FUNDIT:

Pastroni sipërfaqet e qelqta pa lënë shenja me ndihmën e përbërësit që e keni në kuzhinë

Pastroni sipërfaqet e qelqta pa lënë shenja me ndihmën e përbërësit që e keni në kuzhinë
(Foto: Pexels)

Shumëkush dëshiron ta pastrojë shtëpinë me opsione krejtësisht natyrale dhe të lira që reduktojnë mbetjet dhe ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme.

Për ta arritur këtë do të ndihmojnë truket e pastrimit dhe përdorimi i përbërësve të shumtë natyralë, si limoni, uthulla, soda e bukës.


Tani mund ta shtoni edhe çajin në këtë listë.

Hiqni njollat e sapunit me ndihmën e përbërësve që keni në kuzhinën tuaj
Lexo po ashtu Hiqni njollat e sapunit me ndihmën e përbërësve që keni në kuzhinën tuaj

Çaji mund të përdoret për të pastruar sipërfaqe, si dyshemetë prej druri, por një mënyrë befasuese për ta përdorur çajin si pastrues është duke i lustruar pasqyrat e pista dhe me pluhur.

Vetëm me një spërkatje dhe një pecetë, ky ilaç mund t’i bëjë pasqyrat me shkëlqim dhe pa njolla, gjë që shumica e pastruesve të xhamit nuk mund ta bëjnë. Për ta kthyer çajin në një pastrues të sigurt dhe tërësisht natyral, vendosni një qese çaji në ujë të nxehtë për rreth pesë minuta.

Nëse jeni një konsumues i shpeshtë, mund t’i ripërdorni qeset e vjetra të çajit për pastrim, megjithëse mund t’ju duhet një qese çaji shtesë ose kohë më e gjatë për qëndrimi zhytur për ta arritur të njëjtin efekt. Pasi produkti pastrues të ketë zier, hidheni në një shishe të zbrazët me spërkatës dhe lëreni të ftohet.

Mund të përdorni pastë dhëmbësh për t’i hequr njollat dhe për t’i mirëmbajtur sendet shtëpiake
Lexo po ashtu Mund të përdorni pastë dhëmbësh për t’i hequr njollat dhe për t’i mirëmbajtur sendet shtëpiake

Spërkatni çaj të ftohtë në pasqyra, më pas fshijeni sipërfaqen me një peshqir letre ose leckë mikrofibër. Natyra astringjente e çajit do të largojë plotësisht çdo grimcë të mbërthyer në pasqyrën tuaj duke lënë një shkëlqim. Xhami i pasqyrës do të shkëlqejë si i ri dhe i thatë pa vija.

Gjithashtu, aroma natyrale e çajit është një mënyrë e këndshme për ta freskuar hapësirën tuaj pa iu drejtuar aromave të produkteve të tjera të pastrimit. Është një mënyrë e lirë dhe e lehtë për ta mbajtur shtëpinë tuaj të pastër me një produkt natyral. /Telegrafi/