LAJMI I FUNDIT:

Mund të përdorni pastë dhëmbësh për t’i hequr njollat dhe për t’i mirëmbajtur sendet shtëpiake

Mund të përdorni pastë dhëmbësh për t’i hequr njollat dhe për t’i mirëmbajtur sendet shtëpiake
(Foto: Pexels)

Pasta e dhëmbëve ka veti të lehta, por efektive për të hequr njollat dhe shenjat tjera. Kjo e bën atë një mjet të mirë për pastrimin e sendeve të ndryshme shtëpiake.

Në vend të objekteve të mprehta dhe produkteve të forta të pastrimit të shtëpisë, mund të përdorni një furçë të zakonshme dhe pastë dhëmbësh për të pastruar sipërfaqe të tilla, si mure, mobile të veshura ose qilima.


Ajo që është e rëndësishme të dini është që gjatë pastrimit të zgjidhni një pastë që nuk përmban xhel dhe që nuk zbardh dhëmbët, sepse ato janë një zgjedhje më e mirë për pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme në shtëpi.

Gjithashtu, gjithmonë provoni pastën e dhëmbëve në një zonë të vogël para se ta aplikoni në një zonë më të dukshme, për t’u siguruar që nuk do të shkaktojë ndonjë dëmtim ose njollë.

S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani
Lexo po ashtu S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

Gjurmët e ujit në mobilet prej druri

Gjurmët e ujit në mobilet prej druri mund ta ulin ndjeshëm vlerën e tyre, ndërsa pasta e dhëmbëve mund t’ju ndihmojë t’i hiqni qafe ato. Duhet të bëni një përzierje të pastës së dhëmbëve dhe sodës së bukës dhe ta fërkoni në sipërfaqe dhe më pas ta fshini me një leckë të lagur.

Objekte prej metali

Nëse keni sende bakri ose çeliku inoksi, të tilla si tenxhere bakri ose furrë inoks që janë të ndotura dhe të gërvishtura, pasta e dhëmbëve mund të jetë një agjent pastrimi efektiv. Mjafton ta aplikoni pastën dhe lustroni me një leckë të butë. Në fund, lajini gjërat me ujë të ngrohtë dhe fshijini me një leckë të pastër.

Receta e gjysheve tona me të cilën eliminohen të gjitha njollat
Lexo po ashtu Receta e gjysheve tona me të cilën eliminohen të gjitha njollat

Xhamat dhe pasqyrat

Mund t’i pastroni edhe xhamat dhe pasqyrat me pastë dhëmbësh. Aplikoni një shtresë të hollë paste të bardhë, fshijeni xhamin me një leckë të pastër të lagur dhe më pas lëreni të shkëlqejë pa vija. Kjo mund të jetë gjithashtu ideale për të parandaluar mjegullimin e xhamave dhe pasqyrave. Gjithashtu mund ta përdorni pastën për t;i pastruar gotat dhe rubinetet në banjë.

Njolla në pëlhura dhe mure

Pasta është një mjet çuditërisht efektiv për të hequr njollat nga pëlhurat dhe qilimat. Qofshin shenja kafeje, bojë, stilolaps, shënues apo gërvishtje në mure, pasta e dhëmbëve dhe një leckë e lagur janë të mjaftueshme për këtë lloj njolle. Aplikoni një sasi të vogël të pastës, lëreni për disa minuta, më pas fshijeni butësisht dhe lani shenjat. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Pesë mënyra elegante për të rinovuar një banjë të modeluar sipas hoteleve dhe restoranteve më të mira

Pesë mënyra elegante për të rinovuar një banjë të modeluar sipas hoteleve dhe restoranteve më të mira

Rregullimi i shtëpisë
Kalo në kategori